Gjykata e Lartë vendos pesë emrat që do të gjykojnë arrestimin e...

Gjykata e Lartë vendos pesë emrat që do të gjykojnë arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut

127
0
Shares

Është hedhur shorti në Gjykatën e Lartë, për trupin gjykues që do të gjykojë, mësën e sigurisë të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Sipas shortit të hedhur mëngjesin e sotëm, mësohet se trupi gjykues do të përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët janë, relator Guxim Zenelaj dhe anëtarë Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Admir Thanza dhe Majlinda Andrea.
I njëjti trup gjykues,mësohet se do të gjykojë edhe masën e sigurisë të Durim Bamit., relator i së cilës do të jetë Aleksandër Muskaj.
Dosja për deputetët Doshi dhe Frroku u dorëzua dje në Gjykatën e Lartë, ndërsa mësohet se Prokuroria kërkon arrest me burg për dy deputetët të akuzuar për “Kallëzim të rremë”, “Kanosje për kallëzim” dhe “Deklaratë të rremë para prokurorit”. Prokuroria këmbëngul që urdhri i i ndalimit të konsiderohet i ligjshëm dhe dy deputetët të mbahen nën masën e arrestit.
Ndërkohë avokatët e deputetëve, e kanë cilësuar arrestimin e klientëve të tyre të paligjshëm, dhe do të kërkojnë lirimin e tyre të menjëhershëm.
Pritet, që sa më shpejt, të zhvillohet seanca e gjykimit të masës së sigurisë, për të ndaluarit.


Trupi gjykues
Guxim Zenelaj,             relator
Artan Zeneli,                anëtar
Aleksandër Muskaj,     anëtar
Admir Thanza,              anëtar
Majlinda Andrea,          anëtare

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY