Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eurodeputeti Eduart Kukan: Politika të mos ndërhyjë te gjyqësori

28/03/2015
Eurodeputeti Eduart Kukan: Politika të mos ndërhyjë te gjyqësori
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eurodeputeti Eduart Kukan komenton arrestimin e dy deputetëve në Shqipëri dhe kërkon që politika të mos ndërhyjë. Ai kërkon që institucionet e drejtësisë të hetojnë sa më shpejt dhe me objektivitet këtë çështje.

Si vlerësoni heqjen e imunitetit dhe arrestimin e dy deputetëve?
Para së gjithash dua të them se situata në Shqipëri është shumë konfuze. Sa më shpejt të hetohet me objektivitet kjo situatë, aq më mirë është. Shprehemi gjithmonë me kolegët tanë, se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe pa asnjë ndërhyrje. Por, kjo do të thotë gjyqësor objektiv gjithashtu, që nuk ka me të vërtetë ndërhyrje politike. Nuk dua t’i cilësoj kërkesat për arrestimet e dy anëtarëve të Parlamentit, sepse është gjithnjë situatë dramatike, kur Parlamenti duhet të lirojë anëtarët e tij për të tilla hetime. Kam kuptuar se Prokurori i Përgjithshëm i tanishëm është emëruar gjatë qeverisjes së mëparshme, përpara qeverisë aktuale, kështu që nuk e kuptoj. Mos më kërkoni  gjykime politike mbi këto kërkesa gjyqësore se nuk është mirë për ju.

A besoni se Prokuroria pati ndërhyrje politike, siç pretendon opozita?
Unë besoj në supozimin e pafajësisë derisa gjithçka do dëshmohet 100 për qind. E deri atëherë, nuk është e këshillueshme që të nxjerrim të tilla përfundime.

A e shihni këtë si një hap para, apo pas, për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi?
Kur ishim në Tiranë me kolegun Flakenshtajn u bisedua shumë mbi faktin se do të ishte mirë vërtet nëse do të ndërmerrnim disa procedura që do të parandalonin këto lloj situatash në të ardhmen. Mendoj se kishte rëndësi, u pajtua dhe u firmos nga të dy palët dhe tani ata duhet të tregojnë, se janë të gatshëm për ta bërë këtë. Dekriminalizimi, megjithëse nuk e di nëse të gjithë e kanë qejf këtë fjalë në Shqipëri, ka rëndësi që njerëzit në Parlament të jenë të pastër, me të dhëna e ndërgjegje të pastër, pasi janë ata që miratojnë ligjet, të cilat drejtojnë punën e shoqërisë. Në këtë kuadër, mendoj se kjo përpjekje është e rëndësishme.

Duke marrë parasysh negociatat për marrëveshjen e dhjetorit, dekriminalizimi i Kuvendit synohej për legjislaturën e ardhshme e jo aktualen, çfarë ndryshoi?  
Ka shumë çështje me rëndësi për Shqipërinë dhe kjo është një prej tyre. Ekziston njëfarë garancie se situata do ndiqet nga afër prej Parlamentit Europian dhe se dy zotërinjtë që shkuan atje në dhjetor do të shprehen, nëse diçka shkon keq, mbi baza objektive për zhvillimet. Por siç e thashë ka kaq shumë gërshetime tek kjo çështje dhe me ngritjen e çështjes nga prokurori, apo marrjen e dëshmisë prej tij nga dy deputetët, unë do të frenoja disi veten për të dhënë çdolloj konkluzioni, sepse nuk është mirë që ne të flasim mbi procedurat tuaja gjyqësore.

Në takimin e PPE-së në Strasburg, në praninë tuaj, kreu i opozitës përmendi qasjen e re “clean slate” duke shpjeguar se ekziston ‘mundësia për dialog me PS për të zgjidhur problemet aktuale’, por jo të së kaluarës, si 21 Janari, apo Gërdeci. A e mbështesni atë? 
Do t’ju jap përgjigjen e njëjtë siç dhe jam shprehur më parë. Nê mënyrë që të ecet përpara me rekorde të pastra, është e nevojshme të hetohet e të trajtohen disa çështje të dhimbshme të së kaluarës. Pa bërë këtë, nuk është e mundur që të arrihet progresi, për të cilin nuk do kishte asnjë dyshim, apo me disa çështje të hapura. Për këtë arsye, mendoj se hetimet mbi ngjarjet e 21 Janarit duhet të kryhen dhe duhet të përfundojnë zyrtarisht.

A besoni se ka një hapësirë të mundshme për të ndërhyrë BE, siç kërkon opozita, apo do prisni trajtimin e ngjarjeve nga autoritetet shqiptare?
Ne po e diskutojmë këtë. Po e diskutojmë së bashku me Komisionin për të gjetur qasjen më të mirë që do t’i ndihmonte Shqipërisë. Nuk kemi ende një përgjigje për këtë dhe presim që të vijë Komisioneri Hahn. Unë dhe kolegu Flekenshtajn do e diskutojmë mbi këtë me të, sepse i takon Komisionit të ndërhyjë, nëse do të ketë një përmbushje të kësaj kërkese. Sërish, e theksoj se ne po e diskutojmë këtë tani.

A jeni ende optimist se Shqipëria ka mundësi që të nisë këtë vit negociatat e anëtarësimit me BE?                                      Mendoj se kjo do të varet shumë nga performanca e vendit dhe se kjo do të varet shumë nga mënyra se si do të trajtohet kjo situatë e vështirë. Kjo mund të ngjajë në çdo vend, por ajo që ka rëndësi është se si merremi me të.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.