Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Piloti i “Germanwings” ishte me depresion

27/03/2015
Piloti i “Germanwings” ishte me depresion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia gjermane kontrolloi banesat e pilotit gjerman që mendohet se shkaktoi rrëzimin e avionit të linjës “Germanwings” në Alpet franceze duke vrarë veten dhe 149 personat e tjerë në bord. Sipas zyrës së prokurorit gjerman, piloti po merrte mjekim për probleme shëndetësore që nuk ia kishte bërë të ditura kompanisë.
Policia kontrolloi sot dy banesat që përdorte 27 vjeçari Andreas Lubitz kur nuk ishte me shërbim: një apartament në Duseldorf dhe banesën e prindërve në Montabour. Policia tha se ka marrë një numër objektesh si prova materiale.
Dje, prokurori francez Brice Robin tha në një konferencë për shtyp se me sa duket Lubitz kishte rrëzuar avionin pasi kishte lënë jashtë kabinës së komandimit pilotin kryesor.
Prokurori tha se regjistrimet nga kutia e zezë e avionit tregojnë se Lubitz kishte çaktivizuar sistemin automatik të drejtimit të avionit duke e detyruar vetë avionin të zbriste gradualisht për tetë minuta, me një shpejtësi 700 km/orë.
Zyrtarët thonë se Lubitz nuk ishte në ndonjë listë të të dyshuarve për aktivitet terrorist. Media gjermane njofton se ai kishte marrë pushime në të kaluarën me arsyetimin se ndjehej i stresuar si dhe për probleme depresioni.
Mattias Gebauer, korrespondent për të përditshmen gjermane Der Spiegel citoi sot shokë shkolle të Lubitzit, sipas të cilëve ai ishte shkëputur për gjashtë muaj gjatë kursit si pilot në 2009, pasi ndjehej i lodhur psikologjikisht. Këto njoftime gjejnë jehonë edhe në një artikull nga gazeta gjermane Bild, e cila njofton se Lubitz mund të ketë qenë duke marrë kura kundër depresionit.
Zyrtarët e kompanisë “Lufthansa” nuk i kanë konfirmuar këto njoftime, megjithëse Shefi Ekzekutiv Carsten Spohr ka thenë se nuk ka si ta dijë nëse problemet shëndetësore ishin shkaktare për shkëputjen e pilotit nga kursi përgatitor, pasi ligjet gjermane të privacisë nuk lejojnë që hollësi të tilla të bëhen publike. Spohr ka shprehur shok nga përfundimet e prokurorit që piloti Lubitz e shkaktoi qëllimisht rrëzimin e avionit. Ai tha se analizat mjekësore të Lubitzit tregonin se ai ishte 100 për qind i aftë për të kryer rolin e pilotit.
Prokurori Robin tha se regjistrimet në kabinën e pilotit tregojnë se pasagjerët nuk ishin në dieni të trajektores së frikshme që po ndiqte avioni, deri në momentet e fundit para rrëzimit kur dëgjohen britma.
Robin shton se regjistrimet tregojnë gjithashtu se piloti kryesor, i cili kishte dalë për të shkuar në banjë, i ra disa herë derës që piloti Lubitz ta lejonte të kthehej në kabinë, por trokitjet e tij pasohen gjithmonë me heshtje. E vetmja zhurmë që dëgjohet në kabinë është frymëmarrja e pilotit Lubitz.
“Nuk është frymëmarrje e vështirësuar, thjesht frymëmarrje e qetë”, thotë prokurori duke shtuar se nuk është zbuluar ndonjë lidhje mes këtij akti dhe ndonjë synimi terrorist.
Fluturimi 9525 ishte nisur nga Barcelona për në Duseldorf me 144 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit, kur u rrëzua 100 kilometra në veri të qytetit francez Nisë. Nga avioni nuk u dërguan sinjale rreziku gjatë zbritjes vdekjeprurëse.
Personat në bord ishin nga 18 vende, 72 prej të cilëve gjermanë dhe të paktën 35 spanjollë.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.