Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nis me debate diskutimi për arrestimin e deputetëve Doshi e Frroku

26/03/2015
Nis me debate diskutimi për arrestimin e deputetëve Doshi e Frroku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në seancë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndërsa i kujtoi Dules, se është kryetar i një partie të të drejtave të njeriut, i cili duhet të lejonte marrjen në konsideratë të provave të tjera të deputetit Tom Doshi

Seanca e sotme plenare, filloi me debate nga deputetët. Debatet nisën kur do shqyrtohej kërkesa e prokurorisë për dhënie leje për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ka qenë reagimi i kreut të deputetëve demokratë Edi Paloka, i cili kërkoi nga drejtuesi i seancës që opozita të paraqitej me raport të vetin, lidhur me kërkesën e prokurorisë dhe jo sikurse u shpreh Dule, që do të ketë një raport të përbashkët nga Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.
Ndaj deklaratës së Dules reagoi edhe deputeti Eduard Halimi, i cili përsëriti kërkesën që opozita të paraqesë një raport të vetin.
Debatet vazhduan kur ndërhyri edhe deputetja Jozefina Topalli e cila, ju referua mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit, denoncoi mosmarrjen nga ky këshill në shqyrtim, të provave të tjera, nga deputeti Tom Doshi.
Drejtuesi i seancës, Vangjel Dule, u mbrojt përballë deklaratës së Topallit, me ndryshimet, sipas tij, që ka pësuar Kodi Procedurës Penale.
Në seancë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndërsa i kujtoi Dules, se është kryetar i një partie të të drejtave të njeriut, i cili duhet të lejonte marrjen në konsideratë të provave të tjera të deputetit Tom Doshi.
“Në rast se ishte trillim, meriton ndjekje vetëm për këtë, por në rast se është e vërtetë, në bakën e të akuzuarve, duhet të ishte Ilir Meta. Ti je kryetar i Partisë së të Drejtave të Njeriut, e cila ka në bazë, respektimin e të drejtave. Në një farë mënyre, ti po bëhesh mbrojtësi Ilir Meta, i cili stonon me qëllimin e kësaj seance. E vërteta është se i kanë dërguar xhelatin në qeli Durim Bamit, për t’ia ndrydhur mendjen, ndaj nuk mund ti mohohet e drejta deputetit, për të paraqitur provat e tij”, u shpreh Berisha.
Në debat u përfshi edhe kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi nga drejtuesi i seancës që “të vazhdojë me seancën, se kjo nuk është shtëpia e oficerëve”.
Pjesë e debatit, u bë edhe Ilir Meta.
“Keni marrë përsipër të mbroni një falsifikator, që falsifikoi raportin mjekësor. I krijuat mundësinë që deputeti dje të kishte pesë avokat, dy privat dhe tre deputetët të opozitës. Ju përgëzoj. Të respektohet opozita, ti jepet mundësi deputetit Eduard Halimi, të paraqesë raportin e opozitës. Historia vazhdon, të gjitha do të zbardhen deri në fund”, u shpreh Meta.
“Këtu nuk po diskutojmë raportin që ka marrë një deputet, por akuzat për urdhra që ka dhënë një kryetar parlament për të varë deputetë”, ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.
Sërish ndërhyri kryeministri Edi Rama, i cili duke cituar rregulloren e Parlamentit, këmbënguli, respektimi i rendit të ditës dhe vazhdimi normal i seancës.
“Në qoftë se shkelet rregullorja, PS do të tërhiqet nga parlamenti”, u shpreh Rama.
Kjo deklaratë, se PS tërhiqet nga parlamenti, është koncepti monist i parlamentit, dëshmi e humbjes të logjikës, për shkak të pluralitetit që ekziston në parlament, e intolerancës që mban në mendjen e tij Edi Rama”, ishte ndërhyrja e menjëhershme e Sali Berishës.
“Bazuar në rregulloren, çdo raport që vjen në seancë plenare, detyron kryesuesin e seancës, që pa kaluar 48 orë, të mos zhvillojë seancë. Zoti drejtues i seancës, rregullorja të detyron të shtysh 48 orë seancën plenare”, kujtoi ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Nuk është detyrim të lexojmë Rregulloren, se e njohim atë”, reagoi Dule, pas reagimit të Topallit.
Ei Rama ndërhyri sërish, duke kërkuar “zoti Dule të zbatohet Rregullorja. Të mos abuzohet me kërkesat për procedurë”.
“Është një çështje sensibile, propozoj të vazhdohet normalisht me fjalën e dy deputetëve”, ndërhyri sërish Dule, duke kërkuar pesë minuta pushim.

Debatet e sotme në Kuvend


Edi Paloka
“Opozita do të paraqitet me raport të vetin, lidhur me kërkesën e prokurorisë dhe jo sikurse u shpreh Dule, që do të ketë një raport të përbashkët nga Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit”.


Jozefina Topalli
“Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit nuk mori në shqyrtim provat e tjera, nga deputeti Tom Doshi”.


Vangjel Dule
“Procedurës Penale, ka pësuar ndryshime”


Sali Berisha
“Në rast se ishte trillim, meriton ndjekje vetëm për këtë, por në rast se është e vërtetë, në bakën e të akuzuarve, duhet të ishte Ilir Meta. Ti je kryetar i Partisë së të Drejtave të Njeriut, e cila ka në bazë, respektimin e të drejtave. Në një farë mënyre, ti po bëhesh mbrojtësi Ilir Meta, i cili stonon me qëllimin e kësaj seance. E vërteta është se i kanë dërguar xhelatin në qeli Durim Bamit, për t’ia ndrydhur mendjen, ndaj nuk mund ti mohohet e drejta deputetit, për të paraqitur provat e tij.


Edi Rama
“Të vazhdojë me seancën, se kjo nuk është shtëpia e oficerëve”.


Ilir Meta
“Keni marrë përsipër të mbroni një falsifikator, që falsifikoi raportin mjekësor. I krijuat mundësinë që deputeti dje të kishte pesë avokat, dy privat dhe tre deputetët të opozitës. Ju përgëzoj. Të respektohet opozita, ti jepet mundësi deputetit Eduard Halimi, të paraqesë raportin e opozitës. Historia vazhdon, të gjitha do të zbardhen deri në fund”


Edi Paloka
“Këtu nuk po diskutojmë raportin që ka marrë një deputet, por akuzat për urdhra që ka dhënë një kryetar parlament për të varë deputetë”.


Edi Rama
“Në qoftë se shkelet rregullorja, PS do të tërhiqet nga parlamenti”.


Sali Berisha
Kjo deklaratë, se PS tërhiqet nga parlamenti, është koncepti monist i parlamentit, dëshmi e humbjes të logjikës, për shkak të pluralitetit që ekziston në parlament, e intolerancës që mban në mendjen e tij Edi Rama”.


Jozefina Topalli
“Bazuar në rregulloren, çdo raport që vjen në seancë plenare, detyron kryesuesin e seancës, që pa kaluar 48 orë, të mos zhvillojë seancë. Zoti drejtues i seancës, rregullorja të detyron të shtysh 48 orë seancën plenare”.


Vangjel Dule
“Nuk është detyrim të lexojmë Rregulloren, se e njohim atë”


Ei Rama
“Zoti Dule të zbatohet Rregullorja. Të mos abuzohet me kërkesat për procedurë”.


Vangjel Dule
“Është një çështje sensibile, propozoj të vazhdohet normalisht me fjalën e dy deputetëve.

Shtyhet seanca për 5 minuta

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.