Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Avokati Vladimir Meçi: Tom Doshi mund të arrestohet vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë

26/03/2015
Avokati Vladimir Meçi: Tom Doshi mund të arrestohet vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Në se ka urdhër ndalimi për deputetin Tom Doshi, ky është një arbitraritet i madh. Deputeti mund të arrestohet vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë”.
Deklarimin e bëri sot për mediat, Vladimir Meçi avokati i Tom Doshit, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në përgjigje të interesimit të medias, avokati Meçi sqaroi se ishte në Prokurorinë e Përgjithshme për të kontaktuar me drejtuesit e saj, dhe për tu njohur me materialet dhe dokumentet që kanë determinuar në procedimin penal ndaj Tom Doshit.
“Por siç e shihni, ora ka kaluar 16.00 dhe këtu nuk gjendet njeri, asnjë prokuror. Janë larguar që rreth para dy orësh”, u shpreh avokati i Tom Doshit, i cili më pas ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Avokat, ku ndodhet klienti juaj në këto momente?
Deputeti Tom Doshi është në banesën e tij, në Shqipëri, nuk ka ndërmend ti fshihet, por do të përballet me prokurorët, dhe akuzat.

Si e komentoni vendimin e Parlamentit?
Vendimi i Parlamentit ishte një surprizë sepse mendova se deputetët do të respektonin veten e tyre.

Keni komente për akuzat e Spartak Brahos dhe Ilir Metës, se klienti juaj ka falsifikuar raportin mjekësor?
Spartak Braho dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kanë shpifur për raportin mjekësor dhe për këto shpifje, do të bëjmë në padi penale.

Pse u paraqitët në Prokurorinë e Përgjithshme?
Kam bërë një kërkesë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kam kërkuar që kjo prokuroi të na vërë në dispozicion materialet dhe dokumentet që kanë determinuar në procedimin penal ndaj deputetit Tom Doshi. Erdha ti marrë sot, duke menduar se është e drejta jonë të njihemi për tu përgatitur për në gjykatën e lartë

Keni dijeni për urdhër ndalimin që ka dalë për klientin tuaj?
Jo nuk kam dijeni. Por, në se ka dalë urdhër-ndalimi për Tom Doshin, është arbitrariteti më i madh. Klienti im mund të arrestohet vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.