Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sot drafti i arsimit të lartë për miratim në qeveri, studentë e pedagogë kundër, protestojnë

25/03/2015
Sot drafti i arsimit të lartë për miratim në qeveri, studentë e pedagogë kundër, protestojnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studentë dhe pedagogë protestojnë kundër ligjit për arsimin e lartë. Me parulla në duar dhe thirrje në kor, ata shprehen të vendosur për të penguar kalimin e kësaj reforme në Kuvend.
Protesta nisi para Korpusit të Universitetit të Tiranës dhe më pas u zhvendos para selisë së Kryeministrisë për të kundërshtuar draftin për arsimin e lartë, që pritet të kalojë sot për miratim në qeveri.
Me parullat “Reforma në arsim nuk kalon”, “Jam student, jo klient”, “Nuk paguajmë ne për krizën tuaj”, studentët kundërshtojnë reformën.
Sipas studentëve, pala kryesore përfituese e kësaj reforme, që janë vetë studentët, nuk janë parasysh, por janë trajtuar si një palë jashtë këtij procesi.
“Pakënaqësia jonë lidhet edhe me brendinë e projektligjit të Arsimit të Lartë. Ky ligj e sheh studentin jo si një përfitues të dijes si e mirë publike, por si një element pothuajse jashtë sistemit të arsimit të lartë. Ashtu si në draft-raportin përfundimtar të reformës dhe në deklaratat e zyrtarëve të Ministrisë përkatëse, mbështetja financiare për Universitetet publike parashtrohet si një barrë financiare e cila duhet t’i hiqet shtetit dhe t’i kalojë studentit. Kjo do të thotë se studentit dhe të riut shqiptar i rriten automatikisht tarifat e studimit. Në Ligjin e reformës së arsimit të lartë përmendet sërish kredia studentore. Ky është një element me te cilin ne nuk dakordohemi aspak, pasi ende nuk dihen termat e funksionimit të kredisë studentore. Ne si Kongres Rinor kombëtar jemi kundër çdo lloj rritjeje të tarifave të studentëve, gjithashtu edhe kundër kredisë studentore. Në vijim të qëndrimit tonë, ne gjykojmë se strukturat burokratike të cilat parashikohen t’i shtohen universitetit shqiptar janë një element tjetër që e rrit pasigurinë e studentit gjatë shkollimit universitar”.
Studentët rezerva kanë dhe për strukturat burokratike që sipas tyre parashikohen t’i shtohen universitetit shqiptar
“Janë një element tjetër që e rrit pasigurinë e studentit gjatë shkollimit universitar”.
Një pikë tjetër ku Kongresi Rinor kombëtar nuk dakordohet është se ligj i arsimit të lartë ul ndjeshëm rolin e studentit në vendimmarrjen me anë të Këshillave Studentorë.
“Të drejtat e studentëve janë shumë të pakta”.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.