Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkatërrohet celula xhihadiste në Romë, arrestime edhe në Kavajë

25/03/2015
Shkatërrohet celula xhihadiste në Romë, arrestime edhe në Kavajë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një celulë terroristësh islamikë e cila vepronte midis Italisë dhe Ballkanit, është shkatërruar në anën tjetër të Otrantos. Zbulimi i kësaj celule erdhi pas hetimeve të gjatë të policisë italiane, ndërsa tre persona kanë përfunduar në pranga.
Sipas raporteve policore, grupi islamik rekrutonte luftëtarë për në Siri.
Celula vepronte midis Italisë dhe Ballkanit dhe në pranga ranë 3 persona dy prej të cilëve janë shqiptarë, Alban Elezi, dhe nipi i tij.  Shtetasi tjetër është italian me origjinë marokene, rreth të njëzetave.
Arrestimet u kryen në provincën e Torinos dhe në Shqipëri.

Operacioni nisi në Itali
Kontrolle për identifikimin e disa elementëve që konsiderohen si mbështetës të ISIS janë duke u zhvilluar edhe në zonat e Lombardisë, Piemonte dhe Toscana.
Përveç tre të arrestuarve, janë bastisur edhe banesat e disa personave që konsiderohen si simpatizantë të ISIS në Lombardi, Piemonte dhe Toskana. Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë duke u kryer kontrolle edhe në Lombardi, Piemonte dhe Toscana.
Mësohet se masat e arrestit janë lëshuar nga Gjykata e Brescias kundër dy shtetasve shqiptarë xhaxha dhe nip, njëri prej të cilëve është rezident në Shqipëri, ndërsa tjetri në Torino.
Hetimi zgjati dy vjet. Zyra e shërbimit kundër terrorizmit me seli në Brescia dhe Shërbimit Policor i bashkëpunimit ndërkombëtar janë duke operuar në Shqipëri, në zonën e Tiranës.

Arrestimi në Kavajë
Pak pasi media italiane bëri publike lajmin e operacionit kundër celulës xhihadiste Policia e Shtetit shqiptar informoi se personi i arrestuar për llogari të këtij hetimi ishte Alban Elezi,  38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë.
Arrestimi ishte kryer në orët e para të mëngjesit të 25 marsit, në Kavajë nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë.
Ndaj tij u ekzekutua Urdhri i kërkimit Ndërkombëtar.
“Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale ‘Akte Terroriste’ parashikuar nga neni 270 quarter të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare

Detyrat e të arrestuarve
Xhaxhai e nip kishin detyrë të rekrutonin simpatizantë ismalistë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit për ti dërguar më pas të bashkohen në radhët e Shtetit Islamik.
Ndërkohë marokeni akuzohet për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale. Ai akuzohet se ka hartuar një dokument propagandistik prej 64 faqesh për Shtetin Islamik, të cilin e ka publikuar së fundmi në internet.
Të tre të arrestuarit ishin në kontakte telefonike dhe përmes rrjeteve sociale, me një prej italianëve më të famshëm që i janë bashkuar Shtetit Islamik, Anas El-Abubi, që momentalisht mendohet se gjendet në Siri.
Sipas hetimeve rezulton që Anas kishte mbërritur edhe në Shqipëri para se të nisej për në Siri në vitin 2013.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.