Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti/ Shqipëria vend transit i drogës, krimi shantazh dhe gjobvënie ndaj biznesit

25/03/2015
Raporti/ Shqipëria vend transit i drogës, krimi shantazh dhe gjobvënie ndaj biznesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqërisë sonë i shkaktohet një dëm prej afro 1.3 miliardë dollarë në vit, nga veprimtaria e krimit të organizuar.
Sipas studimit, “Vlerësimi i riskut të krimit të organizuar”, të kryer me mbështetjen e fondacionit “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, në vendin tonë krimi vijon të sofistikohet. Në fushën e drogës, e cila zë 42 për qind të problematikes, trafikantët kanë krijuar lidhje me tregun kriminal jashtë vendit.
Raportohet se për drogat e forta rrjetet ndërkombëtarë përdorin rrugën ballkanike e për pasojë edhe Shqipërinë, për të transituar ngarkesat, pa lënë jashtë vëmendjes edhe përpjekjet për të instaluar laboratorë në Shqipëri.
Studimi nënvizon, se ende nuk ka statistika zyrtare, se sa është numri i përdoruesve të kanabisit, që shikohet si hapi i parë drejt drogave të forta. Raporti shikon me shqetësim me edhe përdorimin e eustazisë nga moshat e vogla.
Duke treguar portretin e krimit të organizuar, në raport thuhet se, gjobvënia po përdoret edhe nga vetë bizneset, që duke u lidhur me grupet kriminale përdorin shantazh ndaj konkurrentëve. Gjithashtu edhe tek vrasjet e porositura, raporti thekson, se shikohet një bashkëpunim me vrasësit me pagesë, që nga ana e tyre po rekrutojnë adoleshentë.
“Pas vitit 2011, vrasjet me pagesë sofistikohen dhe po na shfaqen tiparet e para të vrasësve profesionistë”, theksoi Fabjan Zhilla.
Për ta bërë më të qartë panoramën, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Soros”, Andi Dobrushi e ilustroi situatën e kriminalitetit të ngjashme me filmin “Kumbari”, ndërkohe që shtoi se nuk mund të luftohet krimi pa e njohur atë.
“Për sa i përket krimit të organizuar, përpara se të ndërtojmë strategjinë e luftës kundër tij, më parë duhet ta njohim atë në të gjithë karakteristikat e tij”, theksoi Dobrushi.
E ndërsa sugjerohet që beteja të nisë duke luftuar korrupsionin brenda agjencive ligjzbatuese, Silda Anagnosti, drejtoresha e Kabinetit të Ministrisë së Brendshme, kërkon më shumë punë edhe nga organet e tjera.
“Janë pasuritë e pajustifikuara ato, që nëse do të hetohen me kujdes, do të çojnë te kokat e krimit të organizuar. Theksoj se nevoja, që jo vetëm policia të bëjë punën e vet, por edhe Prokuroria dhe Gjykata ta ndjekin me të njëjtin hap”, theksoi Anagnosti.
Por, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Artan Didi e shikon me komplekse betejën ndaj krimit te organizuar, e cila për momentin i ka futur institucionet në një rreth vicioz.
“Këtij rrethi vicioz i duhet gjetur zgjidhja, duhet të dalim prej tij. Organet e zbatimit të ligjit neve t’i kemi sa më të pavarura. Edhe zelli i madh i politikës, të mos tregohet duke i udhëhequr këto organe se si të zbatojnë ligjit, t’i mësojnë ato si të zbatojnë ligjin, por duke i lënë këto të pavarura për të zbatuar ligjin dhe për të hetuar edhe ata vetë”, tha Didi.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.