Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hollande, Merkel, Rajoy, homazhe për viktimat e avionit “Germanwings”

25/03/2015
Hollande, Merkel, Rajoy, homazhe për viktimat e avionit “Germanwings”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekipet e kërkimit kanë rifilluar punën në vendin e rrëzimit të avionit A 320 të firmës “Germanwings” në Alpet franceze. Avioni u rrëzua dje duke shkaktuar vdekjen e 150 njerëzve në bord.
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës u mblodhën në Alpet franceze pranë vendit të rrëzimit të avionit për të bërë homazhe për të 150 viktimat në bordin e tij.
Presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel arritën me helikopter në një livadh malor, pranë qytetit Seynes-les-Alpes. Me ta u bashkua edhe Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy.
Zoti Hollande vlerësoi punën e ekipeve të kërkimit, të cilët po përpiqen të nxjerrin trupat e viktimave nga vendi i ngjarjes.
Ministria e brendshme franceze tha se është gjetur njëra nga të ashtuquajturat “kuti të zeza”. Edhe pse e dëmtuar, ajo është duke u analizuar në Paris për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Avioni u rrëzua dje në mëngjes gjatë rrugës nga Barcelona e Spanjës për në Dusseldorf të Gjermanisë, pa lëshuar asnjë sinjal rreziku. Mes udhëtarëve kishte një numër të madh shtetasish spanjollë dhe gjermanë, si dhe turq, holandezë, australianë dhe dy amerikanë. Mes viktimave ishin dy këngëtarë gjermanë të operës dhe 16 të rinj gjermanë që ktheheshin nga një udhëtim shkollor. Përpjekjet e kërkimit pritet të zgjasin të paktën një javë.
“Lufthansa”, kompania së cilës i përket filiali “Germanwings”, thotë se është duke e trajtuar ngjarjen si aksident dhe paralajmëroi se çdo referencë për një akt të mundshëm terrorizmi është thjesht spekulim. Edhe Shtëpia e Bardhë nuk njofton për ndonjë lidhje të kësaj ngjarjeje me terrorizmin.
“Germanwings” bëri një deklaratë ku thotë se ka anuluar disa fluturime të planifikuara për sot për shkak se disa anëtarë ekuipazhi kanë kërkuar të mos fluturojnë. Kompania tha gjithashtu se është “e tronditur dhe e pikëlluar”, nga aksidenti dhe ka premtuar një hetim të plotë.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.