Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hollande, Merkel dhe Rayoy: Do bëjmë gjithçka që të zbardhen shkaqet e tragjedisë

25/03/2015
Hollande, Merkel dhe Rayoy: Do bëjmë gjithçka që të zbardhen shkaqet e tragjedisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre liderët e vendeve të prekura nga tragjedia e rëndë ajrore, ku humbën jetën 150 persona kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez Francois Hollande dhe Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka për zbardhjen e kësaj tragjedie dhe identifikimin e viktimave.
Presidenti Hollande tha se ky është një moment i dhimbshëm për Francën, ndërsa shprehu mbështetje për familjet e viktimave.
“Do të bëjmë gjithçka që të zbardhim shkaqet e këtij aksidenti. Ka pasur solidaritet deri tani. Ky është një moment mjaft i dhimbshëm për Francën, është një katastrofë. Falënderojmë Spanjën dhe Gjermaninë për mbështetjen që na kanë dhënë. Jemi në krahë të të gjitha familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë aksident të rëndë ajror. Dua të përgëzoj ata persona që u angazhuan në operacionet e shpëtimit, por për fat të keq nuk kishte asgjë për të shpëtuar pasi nuk kishte asnjë të mbijetuar, çdo gje u bë më e vështirë pasi dhe terreni ishte shumë i vështirë. Jam këtu për të siguruar që do bëhet cdo gje që trupat t’u dorezohen familjareve”, tha Hollande.
Të njëjtin vullnet për bashkëpunim për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të “Airbus A320”, ndau edhe kancelaria gjermane Merkel.
“Ne shkuam në vendngjarje. Dua të falënderoj zotin Hollande dhe presidentin spanjoll për bashkëpunimin që kemi pasur deri tani. I shpreh keqardhjen time të madhe familjeve të viktimave. Kjo është një ditë mjaft e vështirë për të gjitha vendet nga të cilat ishin viktimat. Falenderoj të gjithë rajonin që na priti krahëhapur. Jemi të bashkuar nga dhimbja, pasi është një tragjedi e vërtete dhe vizita e sotme i tregoi permasat e kësaj tragjedie. E di që francezët dhe sidomos banorët e ketij rajoni janë me ne, treguan një zemërgjërësi të madhe në mënyren se si na pritën. Presidentit Holonde i ofroj ndihmen e shtetit gjerman për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje”, tha ajo.
Ndërsa kryeministri spanjoll, Rajoy u shpreh se, “Do të jap gjithçka që është e mundur për të bërë hetimin dhe për të identifikuar viktimat. Do të punojmë të gjithë sëbashku. Dua t’u shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave te kesaj ngjarje tragjike. Falenderoj francezët edhe presidentin Holonde për çdo gjë që kanë berë deri më tani, dhe dua tu ofroj ndihmën time në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Besoj se shume shpejt trupat e viktimave do të identifikohen dhe do të dërgohën në vendet e tyre”.
Paraditen e djeshme një avion me 150 persona në bord ra në alpet franceze, ndërsa nuk pati asnjë të mbijetuar. Gjatë ditës së sotme, Merkel, Hollande dhe Rajoy vizituan vendin ku ra avioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.