Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FMN pranon dështimin për kreditë e këqija, paralajmëron ndryshimin e stategjisë

20/03/2015
FMN pranon dështimin për kreditë e këqija, paralajmëron ndryshimin e stategjisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vitin e kaluar, Qeveria ndryshoi ligjin e taksave dhe forcoi procedurat e ekzekutimit të kolateraleve, por sërish kreditë e këqija nuk ranë. Për kreun e FMN në Shqipëri, Nadim Ilahin, arsyeja është mister edhe për vetë ekspertët e FMN-së.
“Ka diçka në sistem që nuk po i lejon kreditë e këqija të ulen. Se çfarë është, këtë pyetje po i bëjmë edhe ne vetes: Pse problemi i huave të pashlyera vazhdon pas një sërë masash të ndërmarra për uljen e tyre? Ndaj, ramë dakord me Qeverinë ta shohim problemin më gjerë, nga të gjitha aspektet. Pra, jo thjesht si një problem bankar, por në gjithçka. Si ekzekutohen kontratat, si funksionon kolaterali dhe si merren vendimet gjyqësore. Kjo mund të na ndihmojë të identifikojmë përfundimisht se ku qëndron problem”, tha shefi i Misionit, Nadim Ilahi.
Sipas Ilahit, ky është një ngërç që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt, pasi në të kundërt mund të ketë kosto të mëdha për ekonominë
“Në këtë stad, kur ekonomia po rimëkëmbet, ju do filloni të shihni edhe rigjallërimin e kërkesës për kredi. Por, nëse gjatë kësaj kohe, bankat do të ngurrojnë të japin hua, për shkak të frikës se ato mund të mos shlyhen më, atëherë vendi mund të ketë probleme me rritjen ekonomike. Dhe ky është një problem, me të cilin ju nuk do donit të përballeshit”, tha Ilahi.
Veç ndryshimeve ligjore, Qeveria ka paguar mbi 500 milionë dollarë detyrime të prapambetura, por edhe kjo nuk çoi në uljen e huave me probleme, ashtu sikur pritej. Ndërkohë, opozita akuzon se procesi i pagimit të borxheve nuk është transparent dhe Qeveria po mban të fshehur auditin.
“Puna e auditorit nuk ka përfunduar ende. Ata kanë bërë një raport paraprak, mbi të cilin ne kemi bazuar vlerësimet tona. Mendoj se, pasi procesi të përfundojë, një nivel i caktuar informacioni mund të bëhet publik. Ky nuk përbën ndonjë problem. Por sërish, më lejoni t’ju kujtoj se kjo u bë që të na lejonte ne të vlerësonim, nëse procesi i shlyerjes së borxheve është bërë në mënyrën e duhur. Dhe, deri më sot, s’kemi shqetësime për këtë”, theksoi Ilahi.
Në fund të intervistës, Shefi i Misionit ka komentuar edhe projektet e Qeverisë për ndërtimin e rrugëve me koncesion, duke i kërkuar asaj të bëjë kujdes, pasi kjo mund të çojë në një tjetër rritje të fshehtë të borxhit. 
“Ne e kemi diskutuar këtë çështje me Qeverinë. Besoj se ajo është e vetëdijshme që vendi ka një problem borxhi, me të cilin ne jemi duke operuar. Dhe çdo investim që nuk vjen drejtpërdrejt përmes borxhit, duhet të kontabilizohet në mënyrën e duhur në llogaritë fiskale, në termat e detyrimeve potenciale që mund të lindin”, theksoi Ilahi.
Fondi mbajti të pandryshuar në 3 për qind vlerësimin për rritjen ekonomike të këtij viti, duke deklaruar se rimëkëmbja e ekonomisë po ecën sipas parashikimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.