Energjia në 2015 më shtrenjtë për më të varfrit

Energjia në 2015 më shtrenjtë për më të varfrit

113
0
Shares

Energjia në 2015 më shtrenjtë për më të varfrit .Duke nisur nga 1 janari i vitit 2015 shqiptarët do ta paguajnë energjinë elektrike të paktën 40 përqind më shtrenjtë.  Metodika e re e  çmimeve do të shtrenjtojë kostot e jetesës për ata që paguajnë më pak si dhe për bizneset e vogla duke favorizuar qartazi bizneset e madha.
Çmimet e reja te energjisë për 2015
ERE  vendosi  në fund të vitit heqjen e sistemit me dy fasha për konsumatorin familjar, duke vendosur tarifën fikse prej 9.5 lekësh për kË/orë konsum. Aktualisht tarifat janë: 7.7 lekë për konsumatorët nën 300 kilovat dhe 13.5 lekë për ata mbi 300 kilovat. Enti Rregullator i Energjisë vendosi gjithashtu që bizneset e vogla të paguajnë 11 lekë për kë/orë, ndërsa ato të mëdhatë 14 lekë për kw/orë. Për furrat e bukës çmimi mbetet i pandryshueshëm në kuotën 7.1 lekë për kw/orë. Po ashtu ERE ka vendosur të rrisë çmimin e prodhimit në 1.45 lekë. Ndërsa çmimi mesatar i energjisë për OSHEE do të jetë 10.7 lekë për kilovat.
Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar edhe tarifën e transmetimit për OST. OST kërkoi më herët rritjen e çmimit të transmetimit në 0.7 lekë. “Vendimi i sotëm i ERE përcakton se çmimi për konsumatorët familjarë duke filluar nga data 1 janar 2015 do të jetë 9.5 lekë për kë/orë. Konsumatorët në 35 kw/h 9.5 lekë, konsumatoret në 20/10/6 kë, 11 lekë për kw/h”, tha Petrit Ahmetaj, kreu i ERE.
Por për herë të parë të gjithë konsumatorët do të paguajnë edhe 200 lekë çdo muaj vetëm për leximin e matësit, shërbim i cili më parë ka qenë me tarifë 0. “Tarifa fikse e shërbimit për leximin zero lekë në muaj, e propozuar 200 lekë”, vijoi Ahmetaj.
Por si përkthehet për konsumatorët kjo rritje? Njehsimi i tarifave dhe heqja e fashës mbrojtëse do të rëndojnë ke ata konsumatorë që konsumojnë pak energji, dhe ulje për ata që konsumojnë shumë. Çmimi 9.5 lekë/kwh është rritje e faturës për çdo familje që konsumon deri në 450 kwh në muaj dhe bën efektin e kundërt për ato që konsumojnë mbi këtë kuotë. Konkretisht, rreth 2/3 të shqiptarëve do t’u rritet fatura e energjisë, ndërkohë që 1/3 pritet të ketë përfitime.
Si ta kuptojnë konsumatorët ?
Nga 1 janari, një familje e cila konsumon saktësisht 300 kilovat/orë në muaj, fatura e energjisë shkon nga 2,772 lekë në 3,420 lekë në muaj. Familjet me konsum mesatar 300 kwh, do të kenë një rritje të faturës mujore prej 648 lekësh ndërsa familjet me konsum mesatar 400 kwh do të kenë një shtrenjtim prej 168 lekësh. Ndërkohë që ulje më të madhe çmimi do të përfitojnë familjet me konsum të lartë energjie: Një familje që konsumon 800 kwh në muaj, fatura aktuale është 10,800 lekë, ndërsa ajo e vitit të ardhshëm do të jetë 1,700 lekë më e lirë. Mesatarisht, çdo familje që ka paguar deri më sot, fatura mbi 8 mijë lekë në muaj, pritet të paguajë më pak duke nisur që nga 1 janari 2015.
Kompesimi  për 204 mijë
Nga ana e saj qeveria ka vënë në dispozicion të kompensimit të rritjes së çmimit për konsumatorët në nevojë rreth 16 milionë dollarë. Sipas skemës së kompensimit rreth 204 mijë familje në vend do të përfitojnë rreth 700 lekë në muaj kompensim për rritjen e çmimit, ndërkohë numri i familjeve që preken nga tarifat e reja është shumë më i lartë.

Çmimet e energjisë për 2015

Konsumatori familjar
Si ishin                                       Si janë bërë
7.7 nën 300 kw/orë             9.5 lekë nën 300 kw/orë
13.5 lekë mbi 300 kw/orë    9.5 lekë mbi 300 kw/orë

Leximi i matësit
Ishte 0 lekë                             200 lekë në muaj

Bizneset

Bizneset e vogla 11 lekë për kw/orë
Bizneset e mëdha 14 lekë për kw/orë.
Furrat e bukës  7.1 lekë për kw/orë.

Kush preket
Kompesimi 700 lekë në muaj për 204 mijë familje
2/3 e shqiptarëve paguajnë me shumë/ 1/3 ka përfitime

Shembull fature
Nga 2,772 lekë  në 3,420 lekë në muaj për familjen që harxhon 300 kw/orë
Nga 10.800 në 90.00 mijë lekë kush konsumon 800 kwh në muaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY