Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Papa Françesku, kritika të ashpra me rastin e Krishtlindjeve

24/12/2014
Papa Françesku, kritika të ashpra me rastin e Krishtlindjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për Papa Françeskun Krishtlindjet janë një festë e fjalëve të qarta. Fare hapur, pa formulime diplomatike dhe pjesërisht në mënyrë aspak miqësore ai vuri në dukje sëmundjet prej të cilave lëngon Kuria, pra administrata e Kishës: etje për pushtet, thashetheme, vanitet. Të gjitha këto e madje më shumë Papa i thotë në adresë të bashkëpunëtorëve me funksione drejtuese: kardinalëve, ipeshkvijve dhe Monsignori.

Fjalë të qarta për të metat e Kuries
“Këta janë njerëz që e kryejnë shërbimin e tyre vetëm duke menduar se çfarë të marrin dhe jo çfarë duhet të japin. Njerëz meskinë, të palumtur, të cilët drejtohen nga egoizmi i tyre fatal”, kritikoi Papa.
Kush në krye të Kishës kërkon pushtet, nderime apo edhe thjesht pasuri, është për Papën në vendin e gabuar. Që Papa Françesku së bashku me nëntë kardinalë po punon për një reformë të Kuries, ndesh në Vatikan pak a shumë në një qëndresë të fshehtë, pjesërisht në kritikë të maskuar. Fjala e Papës për Krishtlindje pra kuptohet si një ndërhyrje nga lart dhe në të njëjtën kohë fjalët vlejnë për të gjithë punonjësit e Kishës, për të gjithë të krishterët.
“Ne nuk mund të marrim asgjë materiale me vete. Se kufoma nuk ka xhepa. Dhe të gjitha thesaret tona në këtë botë, edhe dhuratat, nuk mund të mbushin zbrazëtinë e brendshme, përkundrazi: ajo bëhet gjithnjë e më e madhe”.
Papa Françesku ka vendosur në Vatikan një kulturë të re për dhuratat: kritikë për kardinalët dhe dhurata për të varfrit. Para Krishtlindjeve ai dha porosi të shpërndahen thasë gjumi për të pastrehët. Më parë, si arqipeshkv i Buenos Ajresit ai madje e bënte këtë personalisht. Në Romë këtë detyrë e merr përsipër mjeshtri i Papës për lëmoshat, kleriku polak Konrad Krajevski. Me porosi të Papës ai u shpërndau 200.000 euro familjeve të varfra romane në mënyrë që ato të mund ta paguanin faturat e rrymës elektrike. Me iniciativën e tij u vendosën dushe për të pastrehët në Kolonadat e Sheshit të Pjetrit.
Michela, një katolike e re nga Roma, është e ngazëllyer: “Edhe në Romë ka shumë varfëri si në gjithë Italinë. Dhe është një gjë e mrekullueshme që ai u vjen në ndihmë për Krishtlindje të gjithë atyre që kanë një festë më të palumtur”.

Kisha duhet të japë dhe jo të marrë
Ky Papë pret nga Kisha e tij që ajo të japë jo të marrë. Edhe kjo është një arsye përse ai reagon në mënyrë aq alergjike ndaj vanitetit, etjes për luks dhe përpjekjeve për fitime në radhët e veta. Fryma e Krishtlindjeve është një tjetër, thekson Papa për punonjësit e Vatikanit: “Krishtlindjet janë festa e varfërisë së Perëndisë, i cili nuk ka asgjë tjetër veç vetes. Festa e Perëndisë, që fshihet nga inteligjentët dhe të urtët dhe shfaqet tek të thjeshtët dhe të varfrit”.
Papa vetë merr shumë dhurata nga miq të shumë brenda dhe jashtë vendit. Jo vetëm për Krishtlindje. Gëzimi më i madh për Françeskun është kur i japin diçka me të cilën mund të gëzojë të tjerët. Kështu 800 kilogram mish pule përfunduan për ditëlindjen e tij në kuzhinën e të varfërve të Caritasit.
“Të gjithë Papët vitet e kaluara kanë pasur shumë ide të mira. Tani Françesku po i vë ato në jetë. Dhe kjo më bën të lumtur pasi kemi nevojë për një ripërtëritje të Kishës”, thotë Michela.
Pas Krishtlindjeve dhuratat veçanërisht të çmuara të Papës do të hidhen në short për një qëllim të mirë. Çmimi i madh është një “Fiat Panda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.