Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Posta Shqiptare dhe ISSH publikojnë grafikun e shpërndarjes së shpërblimeve për pensionistët

23/12/2014
Posta Shqiptare dhe ISSH publikojnë grafikun e shpërndarjes së shpërblimeve për pensionistët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej ditës së djeshme ka nisur shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët. Shpërblimet për fundvitin, pensionistët do të mund ti tërheqin pranë sporteleve të Postës Shqiptare, sipas një grafiku të miratuar në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Shpërndarja e  shpërblimeve do të vazhdojë deri në datën 30 dhjetor, ndërsa, ata që nuk do ta tërheqin brenda kësaj date, kanë mundësi ta tërheqin edhe pas vitit të ri.
Sipas grafikut, pensionistët do të marrin nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 14:00 e deri në orën 20:00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit.
Ndërkohë, më 30 dhjetor do t’u jepet mundësia të gjithë atyre që nuk do të arrijnë ta tërheqin në datat e përcaktuara më poshtë. Me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së shumës përkatëse për çdo kategori deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistet para festave të fundvitit.
Nga ky vendim do të përfitojnë gjithsej 598 203 persona.
Përkatësisht, do ta përfitojnë shumën prej 2 000 lekësh 344 382 persona që përfitojnë pensione urbane pleqërie, invaliditeti dhe familjar, 149 691 persona që përfitojnë  pensione fshati, pleqërie, invaliditeti e familjar, 11 355 persona që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, 4230 persona që përfitojnë trajtimin e veçantë financiar të ish punonjësve të nëntokës dhe ish punonjësve të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake.
Ndërkohë, 81 000 pensionistë kryefamiljarë të vetëm do të përfitojnë shpërblimin në masën 3 000 lekë.
Ndërsa shuma prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 7095 persona që trajtohen me shpërblimin si veteranë të luftës dhe invalidë të luftës.
Në total efektet financiare të këtij vendimi llogariten në 1 339 milionë lekë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe njëherë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin brenda këtyre datave, pasi do të mund të marrë atë edhe pas vitit të ri në datën që do të shkojë tërheq pensionin.
Ndërkaq pas shpjegimit të grafikut nga ana e Drejtores së Përgjithshme të ISSH-së, Vjollca Braho, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi theksoi faktin se zyrat e Postës do të punojnë me orare të zgjatur deri në orën 20:00 të mbrëmjes në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të tërheqin shpërblimin.
“Dua të theksoj se për të gjithë ata pensionistë që e marrin pension në shtëpi ky shpërblim do të jepet pa tarifë shtesë”, përfundoi Lazimi.

Grafiku i shpërndarjes së shpërblimebve për pensionistët

Në datën 22 dhjetor do ta marrin datat 1 dhe 2 dhjetor
Në datën 23 dhjetor do ta marrin datat 3, 4, 5 dhjetor
Në datën 24 dhjetor do ta marrin datat 8, 9, 10 dhjetor
Në datën 25 dhjetor do ta marrin datat 11, 12 dhjetor
Në datën 26 dhjetor do ta marrin datat 15, 16 dhjetor
Në datën 27 dhjetor do ta marrin datat 17, 18,19 dhjetor
Në datën 29 dhjetor do ta marrin datat 20, 21 dhjetor

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.