Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krishtlindjet si shkencë: Neurobiologjia e gëzimit para dhe gjatë eventit

23/12/2014
Krishtlindjet si shkencë: Neurobiologjia e gëzimit para dhe gjatë eventit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Para krishtlindjeve rritet doza e gëzimit dhe e haresë për festën: Shumë vizitorë qëndrojnë në tregjet e krishtlindjeve, ngrohin duart me verën e nxehtë, nga të gjitha anët vërshojnë tingujt e këngëve karakteristike. Të gjitha këto mjaftojnë për të ndezur në tru që më parë një gjendje hareje para festës. Krishtlindjet kujtohen si diçka e bukur që nga fëmijëria. Për studiuesin e neurologjisë, Manfred Spitzer “krishtlindjet ndodhin në trurin tonë”.

Neurobiologjia e para-festës
Ka shumë gjëra që shkaktojnë te njerëzit gëzimin para krishtlindjeve. Mund të thuhet se “ne festojmë më 24 festën e dashurisë, duke kënduar, duke ngrënë ëmbëlsirat karakteristike, duke shkëmbyer dhurata dhe mendojmë njëkohësisht vërtet për gjërat që na lidhin dhe solidaritetin”, thotë studiuesi.
Thjesht data 24 është një arsye që sjell ndjenja pozitive. Data 24 dhjetor në histori ka qenë një data e ekuinoksit dimëror. Për njerëzit kjo datë do të thotë fund i ditëve të zymta të dimrit dhe rikthimin e dritës. Një arsye për të festuar kjo. Por edhe muzika luan rol në krishtlindje: Ajo çaktivizon ato areale në tru që janë përgjegjëse për ndjenjën e frikës. Në të njëjtën kohë ajo ndez ndjenjën e gëzimit. Sipas studiuesve kur dëgjojmë këngën tradicionale të krishtlindjeve “O Natë e qetë, o natë e shenjtë”, kjo na i sjell në mënyrë të dyfishtë ndjenja pozitive në tru: Muzika në vetvete dhe me këtë edhe ndjenja e gëzimit para festës.
Shkenca e neurobiologjisë nuk sqaron vetëm lidhjen tonë emocionale me krishtlindjet, ajo na ndihmon të kuptojmë se si të bëjmë dhuratat e duhura, thotë Manfred Spitzer: “Kush merr një dhuratë të papritur, gëzohet edhe më shumë”.
Është efekti i surprizës ai që bën të bashkëveprojnë neuro-transmetuesit dhe hormonet që janë përgjegjëse për zgjimin e ndjenjës së lumturisë. Pra festa e përbashkët, pjekja e biskotave me familjen, këngët e krishtlindjeve, bërja e dhuratave – të gjitha këto ndezin ndjenjën e gëzimit që më parë dhe çojnë në një rezultat: Sistemi i shpërblimit në tru aktivizohet.

Dhuratë në mendje
Truri është organi më i rëndësishëm i njeriut. Shkenca e neurologjisë nuk përpiqet të kuptojë vetëm funksionimin e tij, por edhe lidhjen mes aktivitetit të trurit dhe botës së ndjenjave. Gati 100 milionë neurone komunikojnë përmes 100 bilionë sinapsesh. 300 impulse dërgohen në një sekondë. Receptorët stimulues shpërblyes në tru reagojnë ndaj ngacmimeve të jashtme – si gëzimi për konsumimin e një çokollate ashtu edhe ndaj sinjaleve që paralajmërojnë gëzimin e mëvonshëm, si për shembull gëzimi para festës: Neurologu Gerhard Roth e shpjegon këtë procedim: “Hipotalami prodhon neuro-transmetuesin dopamin. Ky ndikon në pjesën frontale të trurit, aty ku dopamina shndërrohet në një opium të posaçëm të trurit. Ky shndërrim shkakton ndjenjën e gëzimit tek ne”.
Kështu ndjenja e gëzimit para krishtlindjeve është shumë më e fortë se vetë ardhja e evenimentit.

Gëzimi përpara është gëzimi më i bukur
Hareja e gëzimit para festës mban të gjallë ndjesinë se gjërat mund të bëhen edhe më të bukura, se sa mendojmë ne. Prandaj ky gëzim përpara është gjëja më e bukur.
“Ka qeliza në tru, të cilat kodojnë ndjenjën e gëzimit, dhe qeliza të tjera që kodojnë ndenjën e para gëzimit”.
Thënë ndryshe: Kur shikon gjëra, të cilat premtojnë një shpërblim, atëherë gëzimi është edhe më i madh.
Sepse sipas shkencës, gëzimi përpara evenimentit është një forcë mjaft motivuese. Disa madje kanë një ndjesi aq të fortë sa u dridhen duart kur marrin dhuratën.
“Dridhja e gishtave është në të vërtetë reagimi i trupit i një ndjenjës së gëzimit, se çfarë na pret pas hapjes së dhuratës. Prandaj hapja e dhuratës është një përjetim ekstra”, thotë studiuesi Manfred Spitzer.
Por jo për të gjithë krishtlindjet janë festa e gëzimit. Psikiatri Thomas Schläpfer nga Universiteti i Bonn-it, thotë se në kohën e krishtlindjeve psikologët kanë shumë punë. “Krishtlindjet për shumë vetë nënkuptojnë stres, ditë të zymta, dhe kjo është edhe një kohë kur shtohen depresionet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.