Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tregtari gjendet i pajetë në hotel, dyshohet se vdiq nga viagra

22/12/2014
Tregtari gjendet i pajetë në hotel, dyshohet se vdiq nga viagra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tregtar 53 vjeç është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë, ndërsa policia është lajmëruar nga personeli i Spitalit Ushtarak, ku ishte dërguar viktima. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se viktima është shtetasi R. E., i cili ishte pronar i një kompanie tregtimi mallrash të ndryshme, kryesisht konfeksione.
Të njëjtat burime thanë se pas ekspertizës paraprake mjekoligjore, dyshohet se vdekja e 53-vjeçarit mund të ketë ardhur nga përdorimi i viagrës. Megjithatë, pritet një raport përfundimtar që të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së tij, pasi sipas familjarëve, ai kishte vite që vuante nga diabeti. Policia ka marrë në pyetje personelin e hotelit ku ka ndodhur ngjarja, që ndodhet pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë, të cilët kanë sqaruar se viktima ka shkuar aty një natë para se të ndërronte jetë. Sipas tyre, ai ka qenë i shoqëruar nga një grua, që mendohet ta ketë pasur të dashur, e cila është ngjitur në katin e dytë të hotelit bashkë me të. Por nuk ka kaluar as një orë dhe gruaja ka zbritur poshtë, ndërsa viktima ka qëndruar, derisa është gjetur i pajetë mëngjesin e së nesërmes.
Policia ka kërkuar verifikimin e regjistrit të hotelit, ku shënohen emrat e klientëve, për të identifikuar gruan me të cilën ka qenë i shoqëruar viktima para ngjarjes. Ajo është marrë në pyetje nga policia duke dhënë versionin e saj për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

06/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.