Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vokshi: Kompania qeveritare në 8 muaj është majmur me taksat e shqiptarëve

20/12/2014
Vokshi: Kompania qeveritare në 8 muaj është majmur me taksat e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Skandali korruptiv me kompaninë qeveritare EAG, thellohet edhe më shumë me faktet e reja që dalin në dritë”.
Denoncimin e ka bërë sot deputetja e PD-së Albana Vokshi, sipas së cilës, “drejtoresha e Erion Veliajt ka detyruar specialisten e prokurimit, me presione e kërcënime sistematike, që të firmosë procedurën e paligjshme, sepse paratë i duheshin kaluar me cdo kusht kompanisë EAG”.
Duke dhënë më shumë hollësi, Vokshi ka shpjeguar se, “drejtuesja e Agjensisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga Erion Veliaj, ka vendosur t’i kalojë 25 milionë firmës, me një tender fiktiv, pasi fituesja ishte shpallur, dhe ndërkohë produkti ekzistonte. Pra thjesht duheshin sajuar letrat që EAG të merrte nga Erion Veliaj 25 milionë lekë. Specialistja e prokurimit, Luiza Gjonaj, ka kundërshtuar drejtoreshën, duke i thënë se kjo është e paligjshme.
Por njeriu i Veliajt, Ina Verzivolli ka insistuar, dhe e ka shantazhuar me largim nga puna zonjën Gjonaj nëse nuk do të firmoste që paratë të shkonin për EAG-në.  Në këto kushte, specialistja i drejtohet me një ankesë Ministrit Veliaj dhe Kryeministrit Rama, duke u bërë të ditur shkeljet dhe abuzimin që po ndodhte në agjensi. Kemi këtu letrën që zonja Gjonaj i ka dërguar Edi Ramës dhe ministrit të tij Veliaj. ‘Kryetarja e Agjensisë na vendosi para urdhërit për të filluar procedurën e prokurimit, pa shpallje paraprake. 7 ditë para se të nxirrej urdhëri për fillimin e procedurës, kryetarja e agjensisë e kishte vendosur se cila kompani private do të fitonte, madje produkti ishte prodhuar ndërkohë’, shkruan Gjonaj në ankesën drejtuar Ramës dhe Veliajt – sqaron Vokshi e cila shton se, – Kjo mënyrë veprimi, në shkelje të cdo lloj norme ligjore, duke detyruar punonjësin me të gjitha format për të firmosur procedura fiktive, duke paracaktuar fituesin për të prodhuar mallra e shërbime që paguhen nga institucione, s’është gjë tjetër vetëm përfitim i paligjshëm. Po sigurisht, asnjë përgjigje nuk erdhi nga Edi Rama. As nga Erion Veliaj. Nuk mund të ketë përgjigje, sepse EAG është krijuar, është rritur dhe po pasurohet cdo ditë, me bekimin e qeverisë. Kjo kompani qeveritare që zotërohet nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, ka arritur në 8 muaj të marrë 520 milionë lekë nga shumë zyra e agjensi qeveritare, pra është majmur me taksat e shqiptarëve. Kjo është shëmbëlltyra e kësaj qeverie. Teksa qytetarët varfërohen cdo ditë, humbasin cdo ditë vendet e punës, biznesi i qeveritarëve me taksat e shqiptarëve rritet dhe llogaritë e tyre bankare fryhen. Kjo e keqe po sundon sot në Shqipëri.
Por qytetarët do ta ndalin përpara se të jetë vonë”, përfundon deputetja demokrate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.