Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet lokale mbahen me 21 qershor

15/12/2014
Zgjedhjet lokale mbahen me 21 qershor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i shtetit, Bujar Nishani ka dekretuar sot, në limitet e fundit datën e zgjedhjeve lokale të 2015 dhe ajo është pikërisht 21 qershori i vitit të ardhshëm.

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,

Dekretoj

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 21 qershor 2015.

 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Data 15 dhjetor ishte dita e fundit, që i jepte të drejtë Presidentit të Republikës për të shpallur datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Presidenti i Republikës duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore 9 muaj para mbarimit të mandatit katërvjeçar të kryetarëve të komunave, bashkive dhe këshilltarëve të tyre.

Pak ditë më parë në një intervistë televizive, Nishani përmendi afatet kushtetuese, ndërsa deklaroi se nga mesi i dhjetorit do të dekretojë datën e zgjedhjeve. Brenda datës 15 dhjetor, Kodi Zgjedhor në nenin 9 përcakton se presidenti duhet ta shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret i bie 15 shtatori.

Duke mbetur te beteja për vendoret e 2015, maxhoranca pritet të plotësojë trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve brenda muajit janar. Deri më tani mësohet se ish-anëtarët Ilirjan Muho i LSI dhe Denar Biba i PS pritet të rikthehen sërish tek organi qendror i zgjedhjeve, ndërsa emri i tretë do të jetë një femër nga radhët e socialistëve. Por burime nga shumica qeverisëse nuk përjashtojnë as mundësinë e një riformatimi të plotë të këtij institucioni.

Pritet që fill pas plotësimit të KQZ-së, mazhoranca, të bëjë edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, kërkesë e përsëritur deri më tani nga institucioni më i lartë i zgjedhjeve, por edhe një domosdoshmëri, në rast se zgjedhjet do të bëhen sipas ndarjes së re të territorit, që e shohin Shqipërinë në 61 njësi vendore. Sipas nenit 10 të Kodit zgjedhor, për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore thuhet:

  1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi.
  2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.