Kryeministri shqiptar Edi Rama fillon vizitën dytitore në Serbi

Kryeministri shqiptar Edi Rama fillon vizitën dytitore në Serbi

121
0
Shares

Prova Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u nis sot për vizitën zyrtare dyditore në Serbi, ku do të pritet nga homologu serb Vuçiç. Ndërkohë është konfirmuar që në ditën e dytë të vizitës, të martën, kryeministri do të vizitojë edhe Preshevën. Ndërkohë mësohet se Presidenti Nikoliç do të lëvizë jashtë Serbisë atë ditë për të mos i dhënë dorën Edi Ramës.
Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së tij në Preshevë, duke cituar ministrin e Jashtëm, Ivica Daçic, që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.
Sipas axhendës, të bërë publike tashmë, mësohet se në ditën e parë kreu i ekzekutivit shqiptar do të mbërrijë në aeroportin e Beogradit në orën 09:30. Kreu i qeverisë shqiptare, sipas axhendës, do të pritet në takim në orën 11:00 nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pallatin e Federatës Serbia me të cilin do të bisedojë kokë më kokë, takim që do të pasohet nga ai i dy delegacioneve. Në axhendë bie në sy fakti se lista e takimeve është modifikuar në krahasim me axhendën e 22 tetorit, dhe është vendosur që Kryeministri Rama nuk do të takohet me Presidentin Tomislav Nikoliç, pasi ky i fundit nuk do të jetë në Serbi, duke shmangur në këtë mënyrë takimin me kreun e qeverisë shqiptare. Po ashtu në axhendë është hequr edhe takimi me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojkoviç.
“Delegacioni mbërrin në Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikës së Serbisë i uron mirëseardhjen Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Së bashku asistojnë në luajtjen e himneve kombëtare dhe parakalojnë në revistë rojën e nderit”, thuhet në axhendën e takimeve. Më pas, në 30 minuta do të zhvillohet fillimisht takimi kokë më kokë Rama-Vuçiç e më pas takimi mes dy delegacioneve. Në orën 12:15 është parashikuar konferenca e përbashkët mes dy kryeministrave. Axhenda vazhdon me bashkëbisedim mes Kryeministrit Rama dhe dy ministrave, Bushati dhe Ahmetaj me gazetarët në hotel “Hyatt”.
Më pas delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Forumin për Etikë dhe Marrëdhënie ku do të diskutohet për “bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë”. Delegacioni shqiptar do ta mbyllë axhendën e takimeve, në 19:35, ku do të pritet nga kryebashkiaku i Beogradit. Ndërsa më datë 11 nëntor, delegacioni shqiptar do të niset për në Preshevë. Delegacioni shqiptar pritet të shoqërohet nga masa të forta sigurie, që sipas mediave serbe do të jenë më të shumta se në vizitën e fundit të Presidentit rus Vladimir Putin.
Ditën e dytë të vizitës, Edi Rama ia ka dedikuar qendrave shqiptare në Luginën e Preshevës. Mysafiri nga Tirana do të pritet me 2.000 policë në Beograd, kurse ne Preshevë me 200 policë. Sipas të njëjtave burime, ambasada shqiptare ka marrë një autobus privat me qira në Beograd ku do të transportohet delegacioni shqiptar me rreth pesëdhjetë veta së bashku me Ramën drejt Preshevës, ku në krye do të jetë një flamur shqiptar.
Pas takimit me krerët vendorë, Edi Rama do të mbajë një fjalim në sheshin qendror të Preshevës e më pas do të ecë në këmbë, ku do të takohet edhe me qytetarë. Ndërsa më pas do të vizitojë edhe maternitetin e financuar pjesërisht nga qeveria shqiptare. Më pas zoti Rama do të udhëtojë drejt Bujanovcit, qytetit tjetër të Luginës, ku takohet me zyrtarët lokalë, si dhe do të vizitojë edhe një shkollë të mesme.
Vizita e Kyreministrit shqiptar Edi Rama në Serbi ka ngjallur interesin jo vetëm të medias së të dy vendeve por edhe asaj ballkanike dhe europiane, për faktin se përbën një eveniment historik, pasi prej 60 vitesh nuk ka një vizitë diplomatike të nivelit të lartë. Siç bën të ditur për “Presheva Jonë”, Suzana Vasileviç, shefe e kabinetit të qeverisë serbe, rreth 200 gazetarë janë akredituar për të ndjekur këtë vizitë. Nga ky numër i madh i gazetarëve është mesuar se ne mesin e e ketyre mediave te akredituar për te përcjellë hap pas hapi vizitën e Ramës 50 gazetarë jane shqiptarë, 30 nga Tirana.
Vizita në Beograd ishte parashikuar në muajin Tetor, por pas ndeshjes së dhunshme të futbollit Serbi-Shqipëri, kjo vizitë u shty për në 10 Nëntor. Pala serbe akuzoi qeverinë shqiptare si joserioze me deklaratat që bëri mbi ndeshjen e futbollit dhe madje hodhi akuza se një prej organizuesve të dronit që u lëshua në stadiumin ‘Partizani” në Beograd kishte gisht vetë vëllai i kryeministrit Olsi Rama. Pavarësisht deklaratave të njëpasnjëshme nga Beogradi zyrtar, Rama u shpreh se do e kryejë vizitën e planifikuar në Serbi.

Axhenda

Të hënën
11:00 Delegacioni mbërrin në Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikës sëSerbisë i uron mirëseardhjen Kryeministrit te Republikës se Shqipërisë. Së bashku asistojnë në luajtjen e himneve kombëtarë dhe parakalojnë në revistë rojën e nderit.

11:10 Takim kokë më kokë midis dy Kryeministrave

11:30 Takim midis dy delegacioneve

12:15 Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave

16:00 Bashkëbisedim me gazetaret

17:00 Panel i organizuar nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temë “Cooperation betëeen Albania and Serbia” në prani të rretheve intelektuale, biznesmenëve, trupit diplomatik, parlamentarëve serbë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave.

19:35 Pritje nga Kryebashkiaku i Beogradit.

Të martën

Vizita në Preshevë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY