YLLI MANJANI/ Pasojat e marrëveshjes Rama – Basha

Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:

1. Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.

2. Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).

3. Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike . Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).

4. Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.

5. Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.

6. Nxori jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.

7. Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.

8. Opozitarizmi mund të marrë goditje.

Askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Të gjithë po e kërkonim me ngulm!
Të shpresojmë në më të mirën!

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.