Vajza e mashtron djalin nga Tirana. Ja cfarë i ndodh kur i tregon penisin online

Një histori tjetër mashtrimi në internet është publikuar sot nga JOQ ku një djalë nga Tirana është përdorur keq prej një mashtruesi në linjat e rrjeteve sociale.

Një djalë nga Tirana mori befas një kërkesë nga një vajzë e panjohur për të folur. Ai e pranoi dhe pasi biseduan disa çaste, vajza i kërkoi të flisnin për tema seksuale. Pas disa kohësh biseda arriti në atë nivel saqë vajza kërkoi që djali të nxirrte organin e tij gjenital në kamera. Djali për fatin e tij të keq e bëri. Por pas kësaj i ndodhi diçka që nuk e priste kurrë.

Vajza e kontakton përsëri dhe i thotë se nëse nuk do t’i jepte 3,500 euro do të publikonte videon e tij online. Djali i thotë se nuk ka para, por vajza insiston. Nga një vështrim i kujdesshëm duket se profili me emër vajze mund të jetë i huaj dhe ka përdorur Google Translate për të komunikuar në shqip. Nuk është çudi që djali t’i ketë treguar penisin e tij ndonjë mashkulli në Afrikë apo Azi, shkruan joq.

carmella

carmela1

 

 

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.