VIDEO/ Provokoi të dashurin duke i futur një vajzë në shtëpi, ja reagimi i tij

 
Një vajzë para festës së të dashuruarve dëshironte të vente në prove besnikërinë që kishte burri i saj.
Ajo angazhoi një kompani që merret me realizimin e kamerave të fshehta dhe brenda një shtëpie instaluan kamera, ndërsa aktorja që luan rolin e zonjës së shtëpisë sfidon e sfidoi të dashurin e saj i cili punon si hidraulik.
Në momentin që ai pranoi telefonatën për një “prishje” në shtëpinë e zonjës, ai shfaqet para derës së saj duke i thënë se ka ardhur për të rregulluar ujin. Por ajo e befasoi kur doli para derës gjysmë e zhveshur duke i ekspozuar shumicën e pjesëve intime, fakt ky që çuditërisht nuk i bëri fare përshtypje mjeshtrit.
Për ta nxehur situatën, e “zonja e shtëpisë” kishte futur në dollap një lodër seksi, dhe në momentin që mjeshtri e hap dollapin për ta kërkuar problemin në gypa, ai has në të.
Por edhe ky provokim nuk i bëri fare përshtypje atij, duke i qëndruar shumë besnik partneres. Megjithatë, aktorja vendosi ta qojë lojën në një nivel tjetër duke i ofruar haptazi seks në këmbim të punës që kishte kryer.
Ndërkaq burri me moral të fortë edhe këtij propozimi i tha jo, duke u larguar nga shtëpia pa e lejuar që t’i dhurojë të paktën një puthje.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.