VIDEO/ Marrëveshja Rama – Basha meritë e SHBA apo BE, Erisa Zyka debaton me Maja Koçijançiç

Gazetarja e TV Klan, në Bruksel, Erisa Zyka, ka zbardhur një debat të sajin sot me zëdhënësen e BE-së Maja Koçijançiç. Sipas gazetares së Eururoklan, debati është përqendruar te “meritat” e SHBA apo Be për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Meritw e SHBA apo BE


Postimi i Erisa Zykës në “Facebook”

“Si ndihet Bashkimi Europian kur amerikanët arrijnë të zgjidhin në minutën e fundit kriza në një vend europian si Shqipëria, kur vendi nuk aspiron të anëtarësohet në SHBA, por në Bashkimin Europian ?
Kjo është pyetja që shtrova sot në konferencën e mesditës së KE-së.
Dhe kur Maja Koçijançiç mu përgjigj, se ky ishte interpretim i im, i rikujtova se sinjali i fundit që morëm nga BE-ja ishte letra e komisionerit Hahn që inkurajonte qytetarët shqiptarë të votonin në një proçes elektoral pa opozitën.
Këtij rikujtimi iu kundërvu rikujtimi i Majës, se ç'ka bërë BE-ja deri tani për zgjidhjen e krizës. PO, paketa mbi të cilën mbështetet marrëveshja mban vërtet emrin ‘Mcallister plus’ dhe ashtu do hyjë në historinë politike shqiptare pavarësisht pluseve dhe minuseve (Pra një meritë e David Mcallister, Parlamentit Europian dhe EPP-së në këtë rast) por marrëveshja nuk u arrit falë Mogherinit apo Hahn.

Klikoni më poshtë për kronikën:
http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/84684”.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.