VIDEO/ Ky burrë është shumë fatlum

 

Një burrë mund të konsiderohet një nga ata njerëz me fat, pasi i shpëton mrekullikisht një aksidenti që mund të ishte fatal për të.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e përplasjes së një autobusi në trotuar, i cili për pak centimetra nuk prek burrin. Aksidenti i frikshëm është regjistruar në kryeqytetin kolumbian, Bogota.
Pasi drejtuesi i autobusit humbi kontrollin, mjeti u përplas fort me një shtyllë elektronike. Dy persona mbetën të lënduar nga aksidenti, konfirmoi policia në Bogota. Autobusi pësoi shkatërrime të shumta.
Zonat ku ndodhi aksidenti u mbyll për këmbësorit për shkak të mbeturinave të shumta dhe kabllove elektrikë.
Përveç aksidentit fatal, një rrezik tjetër i madh ishin edhe telat e energjisë elektrike. Burri e konsideroi veten fatlum.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.