Tiranë, vetëplagoset oficeri i SHISH

Sonte rreth orës 22:30, ka shkuar në SQU, i plagosur me armë zjarri shtetasi A. Q., 48 vjeç, banues në Vorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Nga deklarimet paraprake mësohet se i lartpërmendur është punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. DRONI.al

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.