TRAGJIKE/Këngëtarja e njohur hidhet nga pallati

Këngëtarja melodike Lucia Caruso ka tronditur qytetin e Napolit dhe jo vetëm, pasi sot i ka dhënë fund jetës me një akt ekstrem, duke u hedhur nga lartësia e një pallati ku ajo banonte me bashkëshortin dhe 3 fëmijët e saj.

34 -vjeçarja, për arsye ende të pa sqaruar ka rënë nga një ndërtesë në qendrën historike të Annuziata Tower, një qyteze prej 40 mijë banorë afer qytetit metropolitan të Napolit.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital, por ndërroi jetë menjëherë pasi mbërrit atje, shkruan “Napolitoday”.

Sipas dëshmitarëve që e panë të gjithë skenën, i folën dhe u përpoqën ta bindnin për të mos u hedhur, por ajo nuk i dëgjoi.

Disa nga të njohurit e saj kanë raportuar edhe në polici se këngëtarja vuante nga depresioni. Pritet në vijim të zbardhen shkaqet e këtij veprimi ekstrem që ka bërë këngëtarja.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.