Shkëlzen Berisha i propozon publikisht Armina Mevlanit

Kemi lexuar shumë deklarata dashurie sot, por këto të orës së vonë të bërë nga çifti i famshëm Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani ishin të papritura. Flasin për dashuri të përjetshme e na ngjallin dyshimin se ndoshta shumë shpejt do të raportojmë lajmin për një martesë.
Nuk mund të mendojmë ndryshe kur lexojmë që i biri i ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i kërkon blogeres bukuroshe të jetë dashuria e tij përjetë. “A do të bëhesh Valentini im përgjithmonë”, e pyet ai publikisht në llogarinë e tij të Facebook, aty ku e lexojnë mijëra sy.
Sigurisht që përgjigja e Mevlanit nuk vonoi.
“Po! Të lumtur përgjithmonë si në përralla”, shkruan ajo por pa u mjaftuar me kaq.
Në llogarinë e saj private Armina bën një tjetër deklaratë tejet domethënëse: “Më shumë se ç’mund të thonë fjalët… Ti je bota për mua Shkëlzen Berisha! Gëzuar Shën Valentinin të gjithë të dashuruarve, pasi dashuria është ndjenja më sublime dhe qofshi të bekuar me këtë ndjenjë çdo ditë”.
Ne na mbetet vetëm të presim dasmën. revistawho.com
shkelzeni

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.