Sa miliona euro do të kapnin shqiptarët me kanabisin që u sekuestrua mbrëmë

Afro 2 ton kanabis u sekuestruan natën e kaluar nga policia italiane në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në lokalitetin Teneca di Molfeta.

Mediat italiane bëjë në ditur se sekuestrimi është bërë në zonën Bishelia, ku lënda narkotike ishte fshehur në dy furgonë, e ndarë në 101 pako.

Sipas hetuesve, me t’u hedhur në treg droga do të kapte vlerën e 13 milionë eurove. Ndërkohë, në pranga kanë rënë 4 persona, dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë, të moshave nga 27 në 50 vjeç.

Dy prej tyre, 40 dhe 50 vjeç, tentuan t’i shpëtonin forcave të policisë duke u hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, veprim nga i cili mbetën të lënduar dhe u prangosën lehtë nga uniformat blu.

Ndonëse nën arrest, ata u shoqëruan në spitalin e Barit për të marrë ndihmë mjekësore. Të katërt akuzohen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.