PDIU, dyshime për zgjedhjet, kryesia tregon arsyet

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ndërsa shprehu mosbesimin se zgjedhjet e 25 qershorit do të arrijnë standardet.

“Duke vlerësuar marrëveshjen PD-PS, "Big Mac", do të vlerësonim e mbetet për t'u parë që zgjedhjet e 25 qershorit të kenë standarde më të mëdha në transparencë më të madhe për financimin e partive politike, pjesëmarrjen e partive politike në procesin e administrimit të zgjedhjeve, numërimit sipas Kodit Zgjedhor, meqenëse votimi e numërimi elektronik nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Heqja e mundësive për koalicione me marrëveshje të dy partive, mundësi që është sanksionuar në Kodin Zgjedhor si e drejtë e të gjitha partive politike, jep mundësitë për të garuar të vetme. Mirëpo, kjo mundësi nuk shoqërohet nga një sistem proporcional kombëtar, që do të bënte të barabartë votën për çdo shqiptar e për çdo parti politike”, thuhet në deklaratën e PDIU, fill pas ,bledhejs urgjente të kryesisë së partisë.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.