Nard Ndoka apelon për nesër, zbulon edhe kushtet e opozitës për ndaljen e protestave

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka zbuluar tri kushtet e opozitës për ndaljen e protestave. Në një njoftim për mediat, Ndoka zbulon kushtet e opozitës që janë:

– Opozita e vendosur për standarde në zgjedhje,

– Largimi i qeverisë, kusht për zgjedhje,

– Votimi elektronik kusht i pa negociushem,

– Zgjedhje me qeveri tranzitore!

Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, si pjese e Opozitës parlamentare, është e përfshirë në aksionin opozitar për zgjedhje te lira në Shqipëri.
Në kushtet kur arroganca e mazhorancës aktuale nuk njeh kufi, kur opozita nuk trajtohet si partnere politike në një sistem demokratik, por si armike.
Ne rrethanat kur mazhoranca aktuale, ka bllokuar dialogon, konsensusin politik, garancitë për procesin, mbetet e vetmja rruge, protesta masive deri ne largimin e kesaj qeverie qe ka kapur shtetin!
Me 18 Shkurt, të gjithë së bashku, per votën e lirë, per çlirimin nga bandat kriminale, nga korrupsioni qeveritar, nga klanet e droges, neser do te jetë vonë per të gjithë ne!
Ne Demokristianët Shqiptare, si subjekti politik më i demtuar nga Kodi Zgjedhor dhe vjedhja e votës, kemi të drejtën morale ti bëjmë thirrje çdo socialisti të ndershëm, që kemi protestuar sëbashku me to per votën, çdo deputeti dhe anetari te LSI, që kemi mbajtur një grevë urie në Kuvendin e Shqipërisë së bashku per votën, çdo demokrati, çdo qytetari, çdo individi qe aspiron per nje Shqiperi Europiane!
Ju kujtojmë, së per votën e lirë, ka vetëm nje standard per të gjithë, konsensus politik!
Të gjithë në shesh, para kryeministrisë!
Ora e së vërtetës po vjen, “rilindasit” fallco, po presin me frike fundin e tyre te turpshëm!
Partia Demokristiane, PDK.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.