Meta: Marrëveshja Rama – Basha sot interpretohet si komedi

Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur, ka komentuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në TV Klan marrëveshjen Rama – Basha. Duke e krahasuar këtë marrëveshje me atë të 2008, ai e ka interpeluar si komedi, ndërsa ka shprehur sigurinë se LSI do dalë forcë e parë.
Sipas Metës, qeveria e re do të ketë edhe besimin e LSI.
“Me këtë marrëveshje, e rëndësishme që Rama dhe Basha i dhanë fund vuajtjeve të shqiptarëve dhe që mundësuan marrjen pjesë të të gjithëvë ne zgjedhje.
Kriza ishte artificiale dhe duhej të kishte marrë fund më herët, të paktën që kur erdhi McAllister rreth një muaj më parë.
Historia nuk përsëritet dy herë njësoj, në rast se marrëveshja e 2008 Nano – Berisha u përjetua si tragjedi, sot marrëveshja Rama – Basha, interpretohet si komedi.
LSI është e sigurt se do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje nuk dëmtohet. Mund të dëmtohen disa parti të reja.
Qeveria e re do ketë besimin tonë”, u shpreh Meta. DRONI.al

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.