Lindita Nikolla ka një fjalë për Edi Ramën pas shkarkimit

Lindita Nikolla, një nga ministrat e shkarkuar për shkak të marrëveshjes së PS me opozitën ka postuar një mesazh , të fundit si ministre.

Ajo ka nënvizuar arritjet sipas të ministrisë ndërkohë që ajo ishte drejtuesja e saj. Një ndër ngjarjet më të bujshme ajo shënon mbylljen e disa universiteteve private. “ Ju do të mbaheni mend edhe si njerëzit që i dhatë fund një sistemi fiktiv në arsimin tonë të lartë, dukë shembur plot 22 universitete fantazëm, por edhe duke mundësuar një proces akreditimi si kurrë më parë”, shkruan Nikolla.

Në vijim ministrja ka edhe një lutje për mësuesit.

“Jeni në përgatitjet e fundit të mbylljes së vitit. Lutem për një vëmendje edhe më të fortë ndaj Maturës Shtetërore.

Ju përgëzoj për informimin e çdo maturanti, por ai duhet të vijojë të jetë prioritet i çdo dite. Të mos lëmë asnjë shteg keqinformimi dhe përdorimi të maturantëve nga askush.

Të dashur pedagogë e profesorë,

Faleminderit për gjithë mbështetjen, këshillën dhe kritikën që më keni dhënë. Komunikimi me ju ka qenë tejet i vyer për mua dhe besoj se ia dolëm ta kthejmë në një standard institucional midis MAS dhe universiteteve.

Nuk dua të rendis shumçka mundëm të ndryshojmë bashkarisht, pasi nëse janë reale ato flasin vetë, por të përcjell besimin se garancia e reformës në arsimin e lartë jeni ju. Mirënjohje!

Të dashur sportistë,

Mirënjohëse që fati e deshi të përjetoja si Ministre e Sportit krenarinë e rezultateve tuaja. Më keni dhënë shumë nga pasioni dhe këmbëngulja juaj. Krenare që qeveria e Edi Ramës investoi në sport si kurrë më parë, por edhe që e ktheu sportin në një komponentë të rëndësishëm të edukimit.

Faleminderit e mirënjohje për çdo socialiste e socialist që më besoi e mbështeti në rrugën e largimit të politikës nga arsimi. Me largimin tim si minister, mbetet ta vërtetojnë edhe ata që e dyshuan sot në opozitë, por që e instaluan në mënyrën më të shëmtuar dje në pushtet.

Faleminderit Edi Rama, për besimin dhe mbështetjen që i dhe një mësueseje me sfidën për të përmbushur pritshmëritë përballë situatave aspak të lehta.

Kemi ende shumë për të bërë, por shumë më shumë për të humbur, nëse kthehemi pas”, përfundon Nikolla.

Lindita Nikolla ka qenë ndër ministrta më të akuzuar e kritikuar jo vetëm nga opozita por edhe akademikët e profesorët pas skandalit me maturën shtetërore dhe rënies së cilësisë së shkollave të mesme e 9 vjecare në të gjithë vendin.

Një grup studentësh e goditën me lëng domate gjatë një aktiviteti para një vit.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.