Ja si rikuperojnë bankat paratë që vidhen

Adrian Civici, një nga ekspertët më të njohur të sistemit bankar, shpjegon në rubrikën “Para e Pasuri” të Aurora Sulçes se dy janë rrugët që bankat të rekuperojnë këtë humbje: e para nëse e ulin nga fitimi i aksionerëve dhe së dyti, nëse banka vendos të rrisë kostot e operimit, përfshi këtu komisionet për qytetarët

Vetëm në 4 grabitjet gjatë transportit fizik të parave të bankave në rrugën drejt Rinasit, që prej shkurtit 2015 e deri dje, që ishte ngjarja e fundit kanë humbur në total rreth 7 milionë euro. Eksperti i sistemit bankar, Adrian Civici shpjegon në rubrikën “Para e Pasuri” të Aurora Sulçes se dy janë skenarët sesi këto para mund të rekuperohen nga bankat.

tabela grabitjet e rinasit

Civici: Këto lloj humbje kompensohen nga fitimi vjetor i bankës. Pra aksionerët zbresin fitimin pa prekur sistemin. Në rast se është rruga e dytë kjo është një kosto për sistemin që shfaqet kur ti të negociosh transportin me shiritn e sigurimit dhe risku është më i lartë dhe atë që bëjnë bankat kur të japin kredi dhe vlerësojnë kreditor me rist të rrisin interesin të njëjtën gjë bëjnë edhe me kompanitë e sigurimit. Por nga ana tjetër nëse kjo kosto do të shpërndahet në të gjithë aktivitetin e bankës edhe ato operacionet apo shërbimet e vogla ditore që bëjnë qytetarët do të kenë një efekt në kostot e tyre për të rikuperuar këtë lloj shumë të vjedhur.

tabela grabitjet banka 1

Civici vlerëson se grabitjet gjithmonë e më të shpeshta të bankave po dëmtojnë jo pak sistemin bankar, duke goditur veçanërisht imazhin dhe besimin e investitorëve.

Civici: Është një këmbanë alarmi për atë që quhen risqe sistemike ose rrezikshmëri që paraqet sistemi

Sipas Adrian Civicit, grabitjet në ambientet e bankave dhe gjatë transportit fizik të parave po ndodhin për shkak të moszbatimit të rregullave, të cilat të shkruara ekzistojnë.

Civici: Ekzistojnë në mënyrën më të mirë dhe më të përpiktë të mudshme këto rregulla sesi duhen zbatuar. Përvoja tregon se ne nuk po i zbatojmë rregullat.

Për ekspertët e ekonomisë, grabitjet e bankave nuk mund të konsidreohen më ngjarje sporadike, por një fenomen që kërkon një reagim të fortë.

Civici: Nuk mendoj që paga është cështja kryesore. E keqja është se një pjesë e bankave nuk paguajnë sa duhet për të marrë këtë shërbim cilësor./ora news

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.