Ja me çfarë mund ta zëvendësojnë meshkujt viagrën

Studiuesit janë duke hulumtuar nëse do të mund të përfitojnë një kurë të re që zëvendëson viagran tek meshkujt që kanë probleme në penetrimin e organit seksual.
Hulumntimi i ri mbi helmin e merimangës braziliane ka vënë në dukje se elementi kimik i saj është përgjegjës për ereksione të gjata dhe të dhimbshme për ata që kanë rënë viktimë e pickimit të tyre.
Marta de Nascimento Cordeiro, studiuese në Fondacionin Eesquiel Dias në “Belo Horizonte” të Brazilit, tha: “Çdo pjesë e helmit është testuar tek minjtë dhe ne kemi arritur të identifikojmë fraksionin përgjegjës për ngritjen e penisit”.
Më herët, mjekët kanë paralajmëruar pacientët me probleme me zemrën që të mos përdorimin medikamente të impotencës, pasi u zbulua se Sildenafil, një komponent që gjendet tek Viagra shkakton kushte të rënda ishemie koronare, presion të ulët gjaku ndikime negative tek zemra.
Cordeiro shpreson se zbulimi do të çojë në prodhimin e trajtimeve të reja pa asnjë efekt anësor.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.