Itali, sekuestrohet 2.2 ton marihuanë, vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 2.2 ton drogë është sekluastruar ditën e sotme në Itali.
Ngjarja ndodhi ne Foggia, ku atoritetet italiane kanë gjetur një gomone rreth 8 metra të gjatë të ngarkuar me marihuanë e ndarë në 57 pako të sasive të ndryshme, e cila në treg do të arrinte vlerën prej 22 milionë eurosh.
Sipas mediave italiane droga është transportuar nga Shqipëria.
Vijojnë hetimet ndërmjet autoriteteve italiane dhe ato shqiptare për zbululimin e personave përgjegjës.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.