Horoskopi, 16 Shkurt 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Dashi
Venusi do e influencoje pozitivisht gjate kesaj dite jeten tuaj sentimentale. Pas nje kohe te mbushur me debate dhe konflikte me ne fund do te rivendoset dialogu dhe bashkepunimi. Edhe per beqaret do favorizohen dashurickat e sinqerta dhe afatgjata. Ne planin financiar ka ardhur koha te nenshkruani kontrata ne menyre qe situata te stabilizohet me teper.

Demi
Ata qe jane ne cift do kalojne nje dite te qete dhe pa as me te voglin problem. Shfrytezojeni sa te mundni dhe shprehini ndjenjat. Beqaret do benin mire te mos fillonin angazhime kalimtare sepse me shume do lendohen sesa do marrin kenaqesi. Financat nuk do jene te keqija, por nuk eshte ende momenti per te bere shpenzime te ekzagjeruara. Kujdes!

Binjakët
Per shkak te angazhimeve te shumta familjare dhe profesionale, sot nuk do keni aspak kohe te merreni me jeten sentimentale. Partneri do merzitet, por kur t’ia shpjegoni arsyet do t’ju kuptoje. Beqaret nuk do kene fat dhe do mbeten serish vetem. Influenca e Neptunit do jete e dyzuar ne planin financiar. Tregohuni serioze me menaxhimin e buxhetit qe te mos keni probleme.

Gaforrja
Sot do tregoheni shume kerkues dhe te rrepte me partnerin, por atij nuk do i pelqeje aspak kjo sjellje. Mos e teproni sepse do perballeni me debate te medha. Beqaret do e kene te veshtire te bejne zgjedhje per shkak se rastet do jene te shumta dhe interesante. Situata financiare do jete e mire. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonje shpenzim me teper.

Luani
Pesimizmi juaj ne jeten sentimentale nuk do jete aspak i justifikuar. Respektojeni mendimin e tjetrit dhe tregohuni pak me te hapur me te nese doni qe harmonia te rikthehet serish. Beqaret do jete nte gatshem te bejne cmenduri vetem per te arritur ate qe deshirojne. Ne planin financiar duhet te mendoni edhe per te ardhmen, jo vetem per te sotmen. Kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha
Nese doni qe gjerat te shkojne mire me partnerin tuaj, duhet t’i shprehni me teper ndjenjat dhe te mos i mbani atij te fshehta. Per beqaret do jete dite me e favorshme dhe me emocionuese. Disa mund te kene edhe dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar, edhe do tregoheni me te matur, nuk do i kaloni dot te gjitha veshtiresite. Kerkoni ndihmen e specialisteve.

Peshorja
Plutoni do ndikoje se tepermi sot ne jeten tuaj ne cift dhe do lindin mosmarreveshje me partnerin. Mos u tregoni kokeforte dhe mos kembengulni kur keni gabim. Per beqaret do kete disa mundesi per aventura, por duhet marre cdo gje me kujdes. Ne planin financiar do kete disa ndryshime pozitive, por mos prisni qe buxheti te permiresohet menjehere.

Akrepi
Marsi do ndikoje se tepermi ne jeten tuaj sentimentale gjate kesaj dite dhe deshira seksuale do shtohet. Do e josheni pa pushim partnerin dhe do kaloni momente ekstaze prane tij. Beqaret do perballen me nje situate sentimentale jo te lehte. Kujdes me zgjedhjet qe do beni. Ne planin financiar mos u nxitoni te merrni vendime sepse do pendoheni shpejt.

Shigjetari
Dashuria e cifteve do jete e privilegjuar gjate kesaj dite. Do qendroni me prane partnerit tuaj dhe do tentoni te provoni eksperienca te reja. Beqaret do kene disa takime dhe do mendojne shpejt e shpejt per nje fejese. Mos u nxitni sepse nje angazhim serioz kerkon me shume pergjegjesi sesa mendoni. Financat do jene goxha te mira. Do jeni te qete ne kete plan.

Bricjapi
Saturni do jete i pozicionuar keq ne qiellin e dashurise dhe mund te nxite debate ndermjet jush dhe partnerit. Tregohuni te matur kur te flisni. Beqaret as sot nuk do e gjejne shpirtin e tyre binjak. Mos i humbni shpresat dhe mendoni se gjithcka ndodh per nje arsye. Problemet financiare do iu duken te pazgjidhshme ne fillim te dites, por me pas gjerat do iu duken me te lehta.

Ujori
Asgje e keqe nuk do ndodhe sot ne jeten tuaj ne cift. Do diskutoni me qetesi per gjithcka dhe do bashkepunoni me teper se kohet e fundit. Beqaret do jene konfuze pe rate qe duan ne te vertete. Qartesohuni me veten para se te hidhni cdo hap. Ne planin financiar do iu duhet te merrni disa vendime te nxituara, por qe ne fakt do jene te nevojshme.

Peshqit
Gjate kesaj dite do filloni te ndertoni nje mur te larte rreth e rrotull lidhjes suaj ne menyre qe askush te mos depertoje dhe t’iu prishe harmonine. Do e mbroni jashtezakonisht jeten ne cift. Beqaret do kene frike te tentojne dhe te pranojne ftesat qe do iu behen. Ne planin financiar situata nuk do jete shume e qendrueshme dhe do tundoheni mjaft per te bere disa shpenzime.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.