FOTO/ Fitoi në lotari 1 milion paund, por e reja do të hedhë në gjyq kompaninë

Fituesja më e re në moshë e lotarisë në Britani rrëfen se shpesh do të donte të mos e kishte blerë kurrë biletën fituese.
Jane Park ishte vetëm 17 – vjeç kur fitoi plot 1 milion paund me biletën e parë që kishte blerë ndonjëherë më parë, në vitin 2013.
Por tani ajo rrëfen se kjo shifër kaq e madhe e ka bërë një njeri tmerrësisht të stresuar, aq sa po shikon mundësinë për të ndërmarrë hapa ligjorë kundrejt kompanisë që qëndron pas kësaj lotarie.
Duke folur për “Sunday People”, Park, e cila tashmë ka dy prona tha: “Mendova se do ta bënte gjithçka 10 herë më mirë, por ndodhi e kundërta. Pjesën më të madhe të kohës do të kisha dashur të mos kisha para. Jeta ime do të kishte qenë shumë herë më e lehtë”.
Sipas të resë, njerëzit do të dëshironin të kishin të ardhurat e saj, por ata nuk e imagjinonë dot nivelin e stresit që ajo ka.
“Kam të mira materiale, por përveç kësaj jeta ime është bosh. Cili është qëllimi im në jetë?”
Park, nga Edinburgh tha se beson se limiti 16 vjeç i lotarisë është moshë shumë e re dhe njerëzit nuk duhet të jenë në gjendje të blejnë bileta pa mbushur 18 vjeç.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.