Edi Rama, replika e parë me Bashën pas marrëveshjes

Kryeministri Rama ka konsumuar sot replikëne parë me Bashën që prej ditës së marrëveshjes mes tyre për qeverinë më teknikë dhe zgjedhjet. Duke folur në Korcë ai tha se ne nuk kemi bërë sakrificë dhe qeveria nuk është rrëzuar.

“Edi Rama tha se sic thotë miku ynë i fundit, Lulzimi që thotë i kemi rrëzuar gjysmën e qeverisë. Ne kemi bërë gjënë e duhur dhe asnjë sakrificë. Peleshi nuk ka bërë sakrificë se nuk do të qëndrojë disa zëvëndëskryeministër. Ne kemi bërë dicka për votuesit e PD, edhe pse disa nuk më shohin dot me sy, dhe kanë të drejtë për këtë. Në shmangëm një krizë, një situatë ku mund të shkojë keq e më keq, ose një fazë të re ku do kalojmë. Faza e re është që ne u kemi dhënë atyre provën se kur ne themi se mbi gjithçka vëmë Shqipërinë e kemi me të vërtetë”, tha Rama.

Rama ka shpjeguar se pse nuk shtyu datën e zgjedhjeve. “Po si mund të jetë ligji ndryshe për ne dhe ndryshe për ju. Ne ta ndryshojmë kur na duhet por për ju nuk duhet ndryshuar”, tha Rama.

Në vijim Rama tha se ministrat që janë vetëm për fushatën nuk do të bëjnë emërime, deklarim që u orit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

“Qeveria me teknikë nuk ka lidhje me tenderat etj. Opozita nuk kishte besim tek zgjedhjet. Atëherë ne i thamë ku keni dyshime. Merrni sa të doni. Ministrat teknikë nuk do bëjnë tendera, as emërime, as celebrime por do të garantojnë mospërdorimin e pushtetit në zgjedhje”, tha Rama. Në vijim ai tha se PS duhet të marrë 71 vota duke shpallur hapur nev ojën që ai ka për tu shkëputur nga LSI. DRONI.al

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.