DOKUMENT/ Kur komunistët dënonin me burgim të përjetshëm babain e Adriatik Llallës si agjent i CIA

Në kulmin e debatit dhe akuzave të ndërsjellta mes Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, studiuesi Xhafer Sadiu ka publikuar një dokument interesant. Bëhet fjalë pikërisht për faksimilen e vendimit që mban datën 15 dhjetor 1947, kur gjykata e Elbasanit, dënonte Xhemal Llallën, babain e kryeprokurorit, me burgim të përjetshëm me akuzën si agjent i CIA-s që synonte të rrëzonte regjimin komunist. Referuar vendimit, raporton “BalkanWeb” mësohet se diktatura e akuzonte Xhemal Llallën se ishte rekrutuar në shërbimin sekret amerikan kur kishte qenë nxënës i shkollës teknike të “Harry Fultz”.
Po në vitin 1947 edhe gjyshi i Adriatik Llallës është dënuar por me një vendim edhe më kapital: pushkatim. Ndërsa pas disa viteve burgim, babit të Llallës iu ul vendimi në vetëm 15 vite heqje lirie. Në vitin 2013 Bashkia e Gramisht e ka nderuar Xhemal Llallën me titullin “Qytetar Nderi”, pas vdekjes.
Referuar faksimiles së vendimit të publikuar në rrjetet sociale nga studiuesi Xhafer Sadiu, mësohet se gjykata komuniste e mbledhur në kinema “Labinoti” në Elbasan, përfundoi në 15 dhjetor 1947 gjykimin e 15 të arrestuarëve, të cilët ishin:
1. Zija Luniku
2. Fadil Gurmani
3. Xhaferr Miraku
4. Mahmut Maci
5. Sabri Baholli
6. Xhemal Llalla
7. Veniamin Dashi
8. Osman Duduci
9. Seit Kuqi
10. Qemal Hoxha
11. Qamil Bylykbashi
12. Mehmet Haxhihasani
13. Ibrahim Plaka
14. Virtyt Gjylbega
15. Refat Haka.
Dënimet e dhëna ishin:
• Zija Luniku, Fadil Gurmani, Xhaferr Miraku dhe Mahmut Maçi, me vdekje
• Xhemal Llalla e Sabri Baholli, me burgim të përjetshëm
• Veniamin Dashi e Osman Duduci, me nga 20 vjet
• Seit Kuqi me 15 vjet
• Qemal Hoxha e Qamil Bylykbashi, me nga 10 vjet
• Mehmet Haxhihasani e Ibrahim Plaka, me nga 7 vjet
• Virtyt Gjylbega me 5 vjet
• Refat Haka me 3 vjet burg.
Vendimi përmbante edhe konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës politike e civile. Kështu, të dënuarit me vdekje humbisnin në mënyrë të përhershme të drejtat politike e civile.
Të dënuarit me burgim të përjetshëm, humbisnin të drejtat politike e civile për aq kohë.
Veniamin Dashi, Osman Duduci, Seit Kuqi, Qemal Hoxha, Qamil Bylykbashi, Mehmet Haxhihasani e Ibrahim Plaka, humbisnin të drejtat politike e civile për 5 vjet, ndrësa Virtyt Gjylbega për 3 vjet.

dokumentiii

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.