BB9/ Danjeli: Po s’fituam Big Brother-in, do punojmë me dy turne


Fotinia dhe Danjeli bëjnë shpesh plane për jetën e tyre pas daljes nga shtëpia e Big Brother.
Ishte Fotinia ajo që e hapi këtë diskutim ditën e sotme, duke nisur të mendojë se çfarë ata do të bënin nëse do të fitonin çmimin e madh. Por Danjeli e ndërpreu duke i thënë se edhe nëse nuk do të arrijnë ta fitojnë këtë çmimin sërish do ta gjenin një zgjidhje. “Nuk ka problem që na ndal”, thotë ai.
“Do e gjejmë një rrugëzgjidhje. Mund të punojmë edhe me dy turne, e stakojmë trurin 2-3 vjet”, i thotë Danjeli Fotinisë.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.