BATUTA/ Ilir Meta: Edi Rama 71 vota?! Bashkë me ...!

Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur, nuk ka kursyer një batutë sonte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në TV Klan, për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për marrjen e 71 votave në zgjedhjet e 25 qershorit.
Duke komentuar deklaratat e Edi Ramës sot në Korçë, kur gazetari Arian Çani u shpreh se Edi Rama kërkon vetëm 71 vota, ka ndërhyrë Meta që nën zë u shpreh: "Po 71 vota bashkë me PD-në..., apo vetëm".
Pas këmbënguljes së Anit, i cili duket dyshoi në se e kishte dëgjuar mirë këtë batutë, Ilir Meta “e kapërceu” duke “u shfajësuar” se “ishte shaka”. DRONI.al

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.