Arrestohet ish-drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, kurruptoi legalizimet

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Ardian Dodani.
Ai është akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka legalizuar objekte informale, lokale dhe ambiente tregtare.
Në zbatim të vendimit të gjykatës, i dyshuari është arrestuar mesditën e sotme nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës.
Nga hetimet e Prokurorisë së Shkodrës rezulton se, në të paktën 5 raste, kryesisht të vitit 2015, ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon procesin e legalizimit të objekteve informale.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ardian Dodani, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Shkodër, ka konsumuar elementët e veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës”.
Në këto kushte, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.