A e ka me LSI-në Edi Rama: U janë prishur pazaret!

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar rëndë ata që e kanë quajtur pazar marrëveshjen Basha-Rama. Kryeministri nuk ka përmendur LSI, por ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për partitë e vogla, megjithëse LSI nuk e rendit veten tek ato parti.

“Ata që thonë është pazar, janë të agjituar se u janë prishur pazaret. Janë disa agjitatorë në studio televizive që gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Kjo e partive të vogla është një gjë pa lidhje. Nuk është cështja e fitores së zgjedhjeve, cështja është të futemi në fazë të re dhe gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes është se nuk do të jemi në pushtet për të na takuar nga Amerika dhe Brukseli por për të na ndihmuar”, tha kryeministri duke folur në Korcë.

“Se do të vinte dita që do të bëja rolin e Romeos në këtë moshë, dhe këtë do bëja për të takuar Lulin, nuk e mendoja kurrë. Nuk dua që të vijnë më shkesët, pro një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës të paktën një herë në dy muaj. Disa prej tyre vetëm për tendera dalin në televizor dhe disa të tjerë vetëm për atë punë kanë bërë televizor”, tha Rama.DRONI.al

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.