Boris Johnson, si e permbysi idene e Evropes se bashkuar ne ishullin...

Boris Johnson, si e permbysi idene e Evropes se bashkuar ne ishullin e tij

102
0
Shares

Boris Johnson ka fituar një shumicë vendimtare, pas një kalimi të madh nga Laburistët tek Konservatorët, në Britaninë që voton për largimin nga BE.

Me pothuajse të gjitha rezultatet e shpallura tashmë, kryeministri ka fituar shumicën mee një avantazh prej 78 vendesh – shumica më e madhe e Konservatorëve, që nga viti 1987.

Ndërkohë, me 45%, pjesa e votave të partisë është në nivelin më të lartë që nga viti 1979, kur Margaret Thatcher u bë kryeministre.

Ndërkohë laburistët gjenden me pak më shumë se 200 vende, madje edhe më pak se sa fitoi kjo parti në rezultatin e saj më të keq pas luftës, në vitin 1983.

Ndryshimi mes votave për largimin dhe qëndrimin në BE

Megjithatë, ndryshimi në favor të konservatorëve ndryshon shumë nëpër të gjithë vendin.

Në ato vende ku më shumë se 60% e votuesve mbështetën largimin nga BE në referendumin e vitit 2016, rritja e mbështetjes për konservatorëtishte mesatarisht 6%.

Ndërkohë që, në ato vende ku më shumë se 55% votuan për qëndrimin në BE, vota për partinë ra me tre pikë.

Ndërkohë që Laburistët ranë me mesatarisht deri 11 pikë në shumicën e zonave ku më parë ishte votuar pro largimit nga BE. Vota e tyre ra me vetëm 5 pikë në shumicën e zonave ku ishte votuar pro qëndrimit.

Votuesit e klasës punëtore dhe klasës së mesme

Ky model ka partur një impakt të qartë mbi gjeografinë e zgjedhjeve.

Mbështetja për konservatorët u rrit me 4 përqind në qendër, verilindje dhe Yorkshire – ato rajone të Anglisë që votuan më së shumti në favor të largimit nga BE.

Ndërkohë që, vota e partisë ra me 1 përqind në Londër dhe në juglindje.

Dhe në Skoci vota e partisë ra deri me 4 pikë.

Laburistët panë votën e tyre të bjerë me 12 deri 13 përqind në verilindje dhe Yorkshire, ndërkohë që pësuan një rënie me vetëm 6 apo 7 pikë në Londër dhe në jug të Anglisë.

Këta të fundit humbën gjithashtu terren në qendrat kryesore të klasës punëtore.

Mbështetja për partinë ra me 11 pikë në ato zona zgjedhore ku shumica e votuesve I përkasin klasës punëtore. Pjesa e saj e votave ra me vetëm 7 përqind në zonat me votues të klasës së mesme.

Kjo do të thotë se lidhja mes laburistëve dhe bazës së tyre tradicionale të klasës punëtore është thyer keq.

Një gjë e tillë u ilustrua në mënyrë dramatike nga humbja e shumë vendeve prej laburistëve në veri të Anglisë dhe në qendër – vende si Ashfield, Bishop Auckland dhe Uorkington, të cilët nuk kishin zgjedhur kurrë më parë një konservator në zgjedhje të përgjithshme.

Forcimi i SNP

Suksesi i konservatorëve në Angli dhe Uells pati si kundërvënie atë të Partisë Kombëtare Skoceze (PKS) në Skoci. Partia ka fituar 48 nga 59 vendet mbi kufirin e veriut, dhe 45% të votave në të gjithë Skocinë. Eshtë një rezultat pothuaj po aq i mirë sa edhe rezultati historik i partisë në zgjedhjet e 2015.

Dhe në një vend që votoi pro qëndrimit në BE, gjasat janë që kjo do ta forcojë më shumë PKS në kërkim të një referendumi të dytë për pavarësinë.

Një referendum të cilin konservatorët e kundërshtojnë me forcë. Kështu që, gjasat janë që së shpejti të shohim një porplasje kushtetuese mes qeverive skoceze dhe britanike.

Më pak se gjysma mbështetën partitë e Brexit

Shpallja e zgjedhjeve u shoqërua me shqetësime mbi nivelin e pjesëmarrjes, pasi do të mbahej vetëm 15 ditë para Krishtlindjeve.

67% e votuesve shkuan të votojnë, vetëm 2 pikë më pak se sa në 2017.

Pjesëmarrja ra më shumë në vende ku laburistët janë më të fortë, gjë që tregon se disa prej atyre që zakonisht mbështesin partinë, vendosën të qëndrojnë në shtëpi.

Suksesi i konservatorëve do të thotë se tani Britania do të dalë prej BE në fund të janarit.

Megjithatë, nuk ka gjasa që të marrë fund debati mbi marrëdhënien e Britanisë së Madhe me BE-në.

Ndërkohë, në nivelin 47% më pak se gjysma e votuesve mbështetën konservatorët apo partitë pro Brexit, pra partitë që duan të ecet përpara pa një referendum të dytë.

Kjo është një gjë të cilën kundërshtarët e Brexit me siguri do ta theksojnë fort në javët dhe muajt e ardhshëm. Por sot për sot, është e qartë se lavdia I takon Boris Johnsonit. /BBC- Bota.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY