Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit...

Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën

366
0
Shares

Një grup të rinjsh që thanë se i përkisnin organizatës “Rezistenca Rinore” protestuan sot në një festë që kishte organizuar Edi Rama dhe Erion Veliaj, me rastin e ndricimit të pemës së Vitit të Ri në sheshin Skënderbej.

Të rinjtë reaguan ndaj Ramës e Veliaj për keqpërdorimin e parave publike ne raste fatkeqësish natyrore. Në momentin kur Bashkia Tiranë po ndizte dritat e pemës së fundvitit, të rinjtë me një pankartë në formën e bredhit, ku ishin pamje nga rrënimi i banesave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të rinjtë kanë shoqëruar ceremoninë e Ramës e Veliajt me thirrjen “nuk është koha për zbukurime kur ka shkatërrime”. Rama urdhëroi gardën që të largonte të rinjtë nga sheshi duke bërë që të rinjtë të shpërthenin në fjalët “Turp! Turp! Turp!”

“Për të mos prishur syrin e keq, kemi dhe 3-4 harrupiel këtu. Unë nuk dua ta zgjas dua tu uroj të gjithëve një vit të ri të gëzar. Dua të siguroj të gjithë se çfarë nuk të vret të bën më të fortë, sot jemi të gjithë më të fortë, shqipëria është më e fortë. Dhe ata 4-5 xhakajdurët që morën atë që meritonin, pasi nuk u sollën mirë” – tha Rama i nervozuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY