Akuza për festivalin e RTSH-së, kompozitorja e njohur letër Ramës: Ju...

Akuza për festivalin e RTSH-së, kompozitorja e njohur letër Ramës: Ju jeni “urdhri nga lart”, po përdhoset krijimtaria

135
0
Shares

Ka patur kritika pafund për organizimin e këtij festivali të fundvitit, pas marrjes në dorë nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Dy këngë nuk janë pranuar dhe kengetari Erik Lloshi dhe kompozitorja Diana Ziu kanë reaguar fuqishëm publikisht, sidomos kjo e fundit, me letra publike dhe daljet në media shqiptare.

Së fundmi, kompozitorja e njohur, Diana Ziu, i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si bëhet përzgjedhja e këngëve në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ziu i drejtohet Ramës me pesë pyetje publike, ku mes të tjerash i thotë nëse ka forcën të urdhërojë nga lart që mos të përdhoset krijimtaria kombëtare. “A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!”, shkruan kompozitorja.

LETRA E PLOTË:
Leter e hapur z. Edi Rama.

z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje përpjekje. Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.

Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja: Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart ! Kush valle i perkrah kaq shume?

Ku e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.
z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.

Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’u hyre gjemb ne kembe,
Pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi pervec se te ikin, e te ikin nga syte kembet madje.

5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja
1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike
2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.
3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.
4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?
5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!
Me respekt
Diana Ziu

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY