DETAJET/ Atentati ndaj Arjan Ndojes, 2 te ndaluar, gjendet benci i braktisur...

DETAJET/ Atentati ndaj Arjan Ndojes, 2 te ndaluar, gjendet benci i braktisur dhe rrethohet Nikla

247
0
Shares

Dy persona u shoqëruan nga policia kete mbremje për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoji dhe 2 persona te tjere qe ndodheshin ne makine.

Personat me iniciale P.L., dhe J.M., janë shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen. Deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim nga policia, përveç informacionit paraprak që u dha pak minuta pasi ndodhi ngjarja.

Po kete mbremje policia ka gjetur një makinë të braktisur në Gjirin e Lalzit, e cila dyshohet se u përket atentatorëve. Raportohet se mjeti i braktisur është gjetur në fshatin Shkafanë, pranë Gjirit të Lalëzit. Targat e mjetit të braktisur kanë qenë të vjedhura në Tiranë, ndërsa brenda saj janë gjetur dhe dy armë tip kallashnikov.

Mjeti i braktisur është një “Mercedes Benz 280”, dhe është gjetur nga policia me të gjitha dyert e hapura dhe i padjegur.

Nderkaq nje operacion i gjerë policie u zhvillua në zonën e Niklës pranë Fushë Krujës ndersa policia speciale eshte vendosur ne Durres.

Dyshohet se autorët që qëlluan mbi prokurorin dhe 2 personat e tjerë në makinë janë fshehur në këtë zonë.

Atentati ndodhi pasditen e së premtes në teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojën u plagos rëndë shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer.

Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i forti i Sukthit”. Muharremi ishte një prej personave që u akuzua si i përfshirë në rrahjen e biznesmenit libanez, Faad Mitri. Ky i fundit u dhunua barbarisht më 10 shtator të 2016-s për një konflikti pronësie në Gjirin e Lalëzit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY