Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos, njoftimet e policise perafrojne me denoncimin...

Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos, njoftimet e policise perafrojne me denoncimin e Berishes

469
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot nje atentat qe sipas tij eshte kryer  ndaj djalit të deputetit socialist, Spartak Braho. Ne fakt te njejten ngjarje e konfirmojne edhe dy njoftime te policise ne datat 18 e 19 gusht ku emrat e perfshire ne incidente jane me iniciale.

Postimi i Berishes:

Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos

Policia fsheh ngjarjen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!

Njoftimet e policise:

Në komunikatën e policisë së Durrësit me 19 gusht, por që referon ngjarjet e 18 gushtit, bëhet me dije se ishte shpallur në kërkim një 26 vjeçar, i cili kishte kanosur me armë zjarri shtetasin K.B, 35 vjeç, banues në Durrës.

Një nga djemtë e deputetit Braho, quhet Kreshnik Braho, me profesion prokuror.

Në një komunikatë tjetër të po asaj dite, thuhet se A.B, 38 vjeç (Arbër Braho) është proceduar pasi ka goditur me sende të forta dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga policia për kanosje me armë zjarri.

Kanë qenë personat e dhunuar ata që kanë kërcënuar me armë djalin tjetër të deputetit socialist.

Nje gazetar i Panorama ne Durres ka konfirmuar per gazeten ae djemte e Brahis ka e nje lokal ne afersi te portit, zone qe u referohen edhe deklaratat e policise.

Njoftimet e policisë:

Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.

Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY