Pamje të rënda nga vendi i ngjarjes, viktima e shtrirë në tokë,...

Pamje të rënda nga vendi i ngjarjes, viktima e shtrirë në tokë, 6 të plagosurit në spital

156
0
Shares

Një person i pafajshëm mbeti viktime pas përplasjeve me armë të dy bandave rivale në qytetin e Kavajës. Ngjarja e rende ndodhi mesditën e sotme, në mes të ditës, në një zonë ku kalojnë shumë njerëz.

Viktima quhet Ramazan Hasalliu dhe mendohet se ka qene duke blere buke kur eshte qelluar me arme. Pranë trupit te pajete te tij, eshte gjetur dhe qesja e bukës së sapoblerë. Siç mund të shihet nga pamjet, plagët e shkaktuara nga plumbat i ka marrë në pjesën e barkut. Policia ka rrethuar vendin, ndërkohë që ka mbërritur edhe një autoambulancë për të marrë trupin e pajetë.

Mësohet se policia ka ndaluar dy persona si autorë të mundshëm të ngjarjes, të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë. Njeri nga të arresturatit që dyshohet se ka qelluar ,me arme eshte 22 vjeçari Eraldo Hyka.

Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë.

Ndërkohë që gjatë përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Kavajë, është vrarë një i pafajshëm dhe janë plagosur edhe 7 përsona te tjerë. Nga informacionet e para mësohet se shtatë të plagosurit, ashtu si viktima nuk kishin lidhje me ngjarjen, pasi ishin kalimtarë të rastit.

Gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i shtati është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY