Presidenti Ilir Meta tha se zgjidhja e tij për krizën politike është zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme më 13 tetor, krah atyre vendore.
“Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Unë do të kandidoj ndërsa Partia Socialiste të sjellë kandidaturën e saj”, tha Meta.
Meta foli dhe për ato që ai i quajti zgjedhje socialiste duke thënë se e gjithë kjo ishte një komplot. “Nuk është një kurth i ri, është i hershëm. Është një komplot i cili bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të Bashkimit Europian e as të NATO-s, e cila siç tha Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, ka në parim demokracinë. Por bazohet në parimet e “Deep State” që synon “total state capture” – “kapje totale të shtetit”,-tha Meta.
Meta tha se nuk po i kërkon Ramës të lerë karrigen dhe as te beje doreheqje, por te reflektoje pasi cenohet integrimi i vendit ne Europe sikurse theksoi se zgjedhje pa opoziten nuk mund te kete.
LIVE – Konferencë për shtyp
Publiée par Ilir Meta sur Mardi 2 juillet 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/